LAJMI I FUNDIT:

“Qabi” pozon i lumtur në krah të bashkëshortes dhe fëmijëve binjak

“Qabi” pozon i lumtur në krah të bashkëshortes dhe fëmijëve binjak

Ai është një ndër aktoret më të dashur të publikut shqiptar në saje të roleve të ndryshme të projekteve filmike.

Ridvan Murati më mirë njihet si “Qabi” i serialit të mirënjohur shqiptar, “O Sa Mirë”, i cili i ka sjell edhe më tepër famë dhe fansa.


Pos jetës artistike, aktori ka edhe një jetë private të cilën e ruan me xhelozi të madhe.

Por, së fundi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në shoqëri të bashkëshortes dhe fëmijëve.

Murati kujtojmë se është martuar me Naimen në vitin 2007 ndërsa gjashtë vjet më vonë i lindin binjakët, djali Froni dhe vajza, Nea.

“Mirëmëngjesi, të tjerat janë heshtje”, ka shkruar ndër të tjerash “Qabi” në Facebook.

Ndryshe, aktori është duke punuar edhe në një projekt të ri filmik i zhanrit humoristik. /Telegrafi/