Putin: Dronët ukrainas po vijnë në numër të madh


Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se vendet perëndimore po flasin hapur rreth përgatitjeve për luftë me Rusinë dhe po rrisin buxhetet e tyre ushtarake.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me të diplomuarit e universiteteve ushtarake.
Sipas tij, udhëheqja e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian përdorin pretendime të rreme për një “kërcënim rus” si justifikim për rritjen e shpenzimeve ushtarake.
Ai pretendoi se Ukraina po sulmon infrastrukturën civile në Rusi për të destabilizuar shoqërinë, raporton washtingonpost.
“Për çfarë shërbejnë këta dronë, këto sulme ndaj infrastrukturës civile? Për të tronditur shoqërinë. Natyrisht, me një ndikim kaq masiv, kur i gjithë Perëndimi punon për ta, këta dronë vijnë në numër të madh dhe krijojnë pasiguri në veprimet e forcave të armatosura ruse,” tha Putin, duke shtuar se Rusia do të arrijë “aty ku duhet të arrijë” në kuadër të operacionit.
Diktatori rus hodhi poshtë deklaratat e fundit të Kievit për gatishmëri për negociata, duke përmendur si shembull një sulm në Starobelsk.
“Dërguan një letër. Vazhdimisht thonë: ‘Duam takim ballë për ballë.’ Dhe çfarë ndodh? Tre ditë më vonë sulmohet Starobelsku. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë kushtesh janë këto për takime dhe negociata?” tha ai.
Ndryshe, Putin ka refuzuar të përgjigjet thirrjeve të Zelenskyt për negociata të paqes. /Telegrafi/





































