LAJMI I FUNDIT:

Pushton tregun muzikor shqiptar prej më shumë se dy vitesh – Bardhi zbulon projektet dhe planet për 2023

Pushton tregun muzikor shqiptar prej më shumë se dy vitesh – Bardhi zbulon projektet dhe planet për 2023

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy vite që kur hyri fuqishëm në skenë, Bardhi është kthyer në një nga yjet e estradës shqiptare.

Artisti me origjinë nga Kumanova përgjatë kësaj kohe ka mahnitur me projektet që ka sjell, performancat live e mes tjerash edhe me vokalin e veçantë.


Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe në vitin 2022 ka qenë mjaft i angazhuar me projekte dhe bashkëpunime, ndonëse nuk ka lënë anash as mbrëmjet e koncertet.

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhi)

Duke qenë një artist shumë i kërkuar në tregun muzikor, ai tanimë ka fituar zemrat e gjithë publikut anembanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një intervistë për Telegrafin, Bardhi ka shpalosur detajet e vitit 2022, të pathënat e gjithashtu dhe planet për këtë vit.

Bardhi (Foto: Instagram)

Telegrafi: Kanë kaluar disa vite prej që je bërë pjesë e estradës shqiptare, si e përkufizon vitin 2022 Bardhyl Idrizi?

Bardhi: “Viti 2022 ka qenë një vit mjaft i mirë për mua. Kam sjell projekte të panumërta, ka pasur dëshpërime, hidhërime por në fund është një gjë e bukur sepse e bëj me dashuri muzikën”.

Telegrafi: Vitin që lamë pas ke sjell një sërë këngësh e bashkëpunimesh, cilën nga këto e vlerëson më shumë?

Bardhi: “Kënga ‘Betohemi’ që nga dita e parë është vlerësuar shumë. Por, mund të them që kënga me Elvana Gjatën dhe DJ GIMI-O ka qenë ndoshta dhe një mrekulli për mua”.

Të gjitha lajmet nga Bardhi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bardhi

Telegrafi: Bardhi po ashtu ishe shumë i kërkuar në mbrëmje e koncerte, si ndihesh tani para publikut? Çfarë ndjesie ju krijon?

Bardhi: “Para publikut është një ndjenjë shumë e mirë, por tashmë është profesion gjithmonë njëjtë mund të them. Ndoshta në vendlindje kam pasur emocione duke e ditur që jam rritur këtu me një jetë jo edhe aq të mirë, në kushte të vështira”.

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhi)

Telegrafi: Çfarë mund të ndash nga viti 2022? Ndonjë moment të veçantë që ja vlen të ndani me fansat dhe publikun?

Bardhi: “Në vitin 2022 e kisha ndarë këngën me Elvanën “Ex” pasi ka qarkulluar pa u publikuar akoma me video dhe është bërë hit për tre ditë”.

Telegrafi: Përveç muzikës, në çfarë tjetër ka qenë i fokusuar Bardhi? Keni qenë i përfshirë në ndonjë projekt apo fushë tjetër?

Bardhi: “Për momentin përveç muzikës asgjë, ndoshta një biznes me menaxherin Jetmir Agaj si dhe me producentin Çelik Lipa, por diçka që lidhet me botën e muzikës”.

Telegrafi: Pasi këto vite ke fituar zemrat e publikut dhe një pjese të madhe? A të ka bërë të ndryshosh ndonjë gjë nga vetja?

Bardhi: “Besoj që ua kam fituar zemrat njerëzve me muzikën që bëj dhe sinqeritetin që kam, nuk kam ndryshuar ndonjë gjë”.

Telegrafi: Çfarë ke mësuar nga viti që shkoi?

Bardhi: “Kam mësuar që suksesi nuk duhet të bën të emocionohesh dhe t’i injorosh njerëzit që falë tyre ke arritur suksese”.

Telegrafi: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen në muzikë, konkretisht për në vitin e ri?

Bardhi: “Planet e mia në vitin 2023 janë disa bashkëpunime ndërkombëtare me artistët Azet dhe Zunën, dhe më gjerë në Evropë”.

Bardhi (Foto: Instagram)

Telegrafi: Një porosi për fansat dhe për gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?

Bardhi: “Faleminderit që na dëgjoni, na bëni të ndihem artistë. Normalisht nuk jam më i miri në projekte, por provoj të sjell më të mirën andaj dhe punoj vazhdimisht dhe publikoj shumë këngë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori