Punëtorët e KOSTT-it kundërshtojnë rritjen e shkallëzuar të pagave, kërkojnë rritje 20% për pozitat jomenaxheriale
Punëtorët dhe sindikatat e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) kanë protestuar lidhur me vendimin e menaxhmentit për rritje të shkallëzuar të pagave për punëtoret e kësaj kompanie.
Sindikata e Pavarur dhe Unioni i Punëtorëve të KOSST-it kanë kërkuar që menaxhmenti i kompanisë të anulojë vendimin për rritje të shkallëzuar të pagave nga 3% deri në 15 %, dhe miratimin e kërkesave të tyre për rritje prej 20% të pagave për punëtorët jomenaxherialë të kësaj kompanie.
Me pankarta në duar, përmes të cilave kërkohej trajtim i dinjiteteshëm i punëtorëve nga menaxhmenti, anulimi i shkallëzimit dhe rritja prej 20% për pozitat jomenaxheriale, kompensim për orët shtesë, etj., sindikalistët e KOSTT-it thanë se do të presin deri më 10 shkurt 2024 që kërkesat e tyre të realizohen. Në të kundërtën përsëri do të mblidhen në protestë para objektit qendror të KOSTT-it.
Arben Pllana, kryetar i Sindikatës së Pavarur e KOSTT-it, tha se kërkojnë anulimin e vendimit për rritje të përshkallëzuar të pagave dhe rritje prej 20% të pagave për stafin jomenaxherial.
“Ne si Sindikatë kërkojmë reflektim nga kryeshefi dhe bordi përpara ekzekutimit të pagave të janarit 2024. Ne ofrojmë një kohëzgjatje që të reflektojë deri më 10 shkurt për arsye se nëse nuk merren parasysh kërkesat tona dhe nuk anulohet atëherë ne do të veprojmë në bazë të statusit të Sindikatës dhe ligjit për mbrojtje ligjorë të veprimeve sindikale”- tha ai.
Ndërsa, Seladin Izmaku, kryetar i Unionit të Punëtorëve të KOSTT-it, tha se vendimi për rritje të përshkallëzuar të pagës një punëtori të KOSTT-it me rritje page prej 38 euro, ndërkaq menaxhmentit të lartë prej 100 euro vetëm sa e rrit pabarazinë në paga.
“Kërkesat për të cilat u jepet afat një muaj kohë, deri më 10 shkurt 2024, kryeshefit dhe bordit të drejtorëve që të ulen bashkë me sindikatat dhe të bëjnë marrëveshje janë këto: Anulimi i rritjes së përshkallëzuar; Zvogëlimi i hendekut ndërmjet pagave; Zbatimi i kontratave të përkohshme për menaxhmentin e lartë dhe menaxherët; Mosndryshimi i përshkrimit të vendeve të punës pa sistematizim të mirëfilltë; Zgjedhje e komisioneve përzgjedhëse të duhura; Rritje page 20% për stafin jomenaxherial; Vendim për fillimin e sistematizimit të mirëfilltë; Përfshirje e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët” – tha Izmaku.
Ndërkaq, Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, ka thënë se kërkesat e punëtorëve të KOSTT-it janë ligjore.
“Në vend se të bëhet një ngritje për të gjithë punëmarrësit njëjtë që të mos ketë pabarazi, në mënyrë lineare këtu përveç se bëhet pagë me ngrit me përqindje edhe aty bëhet një pabarazi edhe aty një diskriminim. Ju e keni të drejtën ligjore edhe në bazë të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi”- ka thënë Llumnica.
Gjithashtu, gjatë protestës, sindikalistët drejtuan një mal me ankesa ndaj menaxhmenti për diskriminim të punëtorëve, keqmenaxhim e konkurse të kurdisura.
KALLXO ka kërkuar një përgjigje nga KOSTT lidhur me kërkesat dhe ankesat e sindikalistëve gjatë protestës së sotme në adresë të menaxhmentit por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e artikullit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe