LAJMI I FUNDIT:

Punët e para që i kanë bërë të famshmit shqiptarë

Punët e para që i kanë bërë të famshmit shqiptarë

Ata janë sot ndër personazhet më të njohur dhe më të paguar shqiptarë, por jo për të gjithë puna e tyre e parë ka qenë muzika.

Jo vetëm modë ka zbuluar përmes intervistave punët dhe pagat e para të disa prej personazheve më të njohur.


A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on Apr 27, 2018 at 12:00pm PDT

Këngëtarja Arilena Ara ishte ndër personazhet që punën e saj të parë ka pasur pikërisht këngën, transmeton tvklan.al.

“Unë kam filluar që 14 vjeçe të bëj muzikë dhe kjo ka qenë puna ime e parë. Por, nuk dua të flas për pagesa, nuk dua të përziej muzikën me vlera monetare. Publiku është vlera më e madhe”, është shprehur Arilena.

Ndërsa Ledri Vula, i cili është ndër këngëtarët më të pëlqyer, ka deklaruar se puna e tij e parë ka qenë si ndihmës trajner basketbolli dhe se për të është paguar 20 euro.

“Unë kam punuar si ndihmës trajner për fëmijët në basketboll dhe jam paguar 20 euro. Piktura është puna që nuk do bëja kurrë, nuk di të pikturoj”, ka theksuar reperi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj (Foto: Getty Images)

Po ashtu, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte një ndër personazhet që nuk i ka shpëtuar intervistës së Jo vetëm modë. Ai ka treguar se puna e tij e parë ka qenë si shitës fiqsh dhe paga e parë që ka marrë ka qenë 500 lekë.

“Puna ime e parë ka qenë shitës fiqsh, kam shitur tri pala fiq dhe aty kam marrë 500 lekëshin e parë”, ka treguar Veliaj.

DQ outfit 💘 @diana.qerimi

A post shared by Argjentina (@argjentinaramosaj) on May 1, 2018 at 2:46pm PDT

Argjentina Ramosaj tregoi se puna e saj e parë ka qenë si kontrolluese elektriciteti në Holandë, ku ka jetuar prej vitesh me familjen e saj.

“Unë kam jetuar në Holandë dhe kam filluar punë shumë herët. Kam nisur punën shumë herët kam bërë kontrollimin e elektricitetit dhe në fundjavë punoja si modele. Puna më komode për mua është muzika. Puna që nuk do bëja kurrë është trajnere fitnesi, nuk më pëlqen fare”, ka thënë Argjentina.

3/3 (Video e plotë e koncertit vjen së shpejti) YouTube Channel link in bio.

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on May 2, 2018 at 11:02am PDT

“Përveçse këngëtar nuk kam bërë kurrë një punë tjetër më herët në jetën time. Pagesën e parë e kam marrë në moshën 16-vjeçare për një koncert në TVSH, por nuk e mbaj mend se atëherë është marrë mami me pagesën dhe të gjitha lekët shkonin në shtëpi”, ka theksuar këngëtari Alban Ramosaj duke shtuar se eksperienca e tij si model i “Dolce Gabbana” është paguar shumë mirë.

Ndërkohë, moderatorja Arjola Shehu, e cila drejtoi edicionin e fundit të “Kënga Magjike”, tregoi se puna e saj e parë ka qenë si dado.

“Puna ime e parë ka qenë ‘babysitter’ (dado), kam punuar për një muaj. Ishte një vajzë kineze e adoptuar në një familje angleze. Unë punoja rreth tre orë në ditë dhe paguhesha 10.000 lekë të vjetra në orë. Puna që nuk do doja të bëja kurrë në jetën time është striptiste”, është shprehur Shehu.