LAJMI I FUNDIT:

Puna me gjenerata të reja shtylla kryesore e planit të veprimit 2019 të FBK-së

Puna me gjenerata të reja shtylla kryesore e planit të veprimit 2019 të FBK-së

Shtylla kryesore edhe këtë vit e Planit të Veprimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është puna me gjenerata të reja.

Kështu ka njoftuar së paku federata përmes një komunikate për media të publikuar në ueb-faqen zyrtare të institucionit.

“FBK tashmë disa vjet është pjesë e programeve dhe e projekteve të ndryshme të kategorive të reja të FIBA Evropës, falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të madh që është duke e bërë në mënyrë që djemtë dhe vajzat tona të motivohen sa më shumë për t’u marr me basketboll dhe për të ngritur cilësinë në mënyrë që në të ardhmen të kemi suksese sa më të mëdha në gara zyrtare të FIBA-s në nivel nacional”, ka njoftuar FBK.

Kjo e fundit më poshtë ka paraqitur disa nga punët më të rëndësishme që do të bëhen gjatë këtij viti për të masivizuar basketbollin, por edhe për të rritur cilësinë e basketbollit në nivel ekipor, dhe atë nacional nëpërmjet punës me gjenerata të reja në të dyja konkurrencat, që tash e sa vjet vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i FBK-së.

– FBK qysh në muajin dhjetor 2018 i ka emëruar përzgjedhësit e 6 Përfaqësueseve të Reja (U16, U18, U20) në të dyja konkurrencat dhe ka filluar me grumbullimet në fillim të muajit janar 2019. Grumbullimet do të mbahen çdo muaj deri në muajin maj, përdërisa nga qershori të gjitha Përfaqësueset do të fillojnë me grumbullimet intensive në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për për Kampionatet Evropiane që do të mbahen gjatë verës;

– FBK sivjet do të marr pjesë me 6 Përfaqësuese të Reja (meshkuj/femra) në Kampionate Evropiane, Divizione B. Për herë të parë e ka paraqitur edhe Përfaqësuesen U20 në konkurrencën e femrave.

– Federata e Basketbollit të Kosovës e ka fituar të drejtën për të organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave. Nëpërmjet organizimit të kësaj gare prestigjioze në vendin tonë, FBK do të mundohet të vetëdijësoj qeveritë lokale dhe atë qendrore për të rritur përkrahjen për basketbollin femëror, duke filluar nga klubet dhe deri te ekipet nacionale, si dhe për të shtyrë edhe sponsorët në mbështetje të sportit të femrave. Po ashtu FBK nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti synon të masovizoj basketbollin në vendin tonë, si dhe të vetëdijësoj prindërit dhe arsimtarët që t’i shtyjnë vajzat të merren sa më shumë me sport, në këtë rast me basketboll. FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizion B në konkurrencën e femrave organizohet prej 3 deri më 12 gusht në Prishtinë dhe marrin pjesë 13 shtete si: Kosova, Islanda, Kroacia, Izraeli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria;

– FBK do të merr pjesë për vitin e tretë radhazi në Kampin në Postojna të Sllovenisë që organizohet nga FIBA dhe Federata e Basketbollit të Sllovenisë për vajzat e moshës deri në 15 vjeç. Në këtë Kamp, FBK do të përfaqësohet me 2 basketbolliste, 1 trajnere (femër) dhe 1 gjyqtare (femër). Kampi në Postojna vlerësohet si ndër aktivitetet më të rëndësishme në programin e FIBA-s për zhvillimin e basketbollit femëror ndër gjenerata të reja;

– Do të filloj implementimin e projektit FIBA Europe Girls’ Program që ka për qëllim masovizimin dhe vetëdijesimin e vajzave për t’u marr me basketboll. Projekti i dedikohet vajzave të moshës 6 deri 15 vjeç, ndërsa do të përfshihen Komunat që janë më pak të aktivizuara në sport, në bashkëpunim me arsimtarët dhe prindërit;

– FBK do të shpërndaj topa MOLTEN donacion nga FIBA Evropa për klubet e femrave të gjeneratave të reja;

– Do të vazhdoj me implementimin e projektit të FIBA-s, Youth Development Fund, në të cilin janë të përfshirë djem dhe vajza të reja (në mënyrë të barabartë) të moshës deri në 15 vjeç. Në kuadër të këtij projekti djemtë dhe vajzat tona kanë mundësinë të marrin pjesë në turne ndërkombëtar së bashku me koleget e tyre nga Maqedonia, Rumania, Bullgaria dhe Turqia;

– Do të organizoj për vitin e dytë radhazi Kampin Nacional të FBK-së për djem dhe vajza të moshës deri në 14 vjeç me qëllim të identifikimit të talenteve;

– FBK do të organizoj kampe dhe turne, për grupmoshat 2004/2005 dhe 2006/2007 (djem/vajza) në bashkëpunim me FIBA-n në kuadër të projektit të FIBA Evropës për Zhvillim të Gjeneratave të Reja që ka për qëllim zbulimin e talenteve të rinj, ndërtimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe menaxherëve të rinj;

– FBK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane të Prishtinë do të organizoj Kamp një javor për vajza nëpër komuna të ndryshme, me ç’rast në Kosovë do të qëndrojnë një basketbolliste dhe një trajnere nga SHBA, aktivitet ky që për qëllim ka motivimin e vajzave të reja për tu marr me sport, në këtë rast me basketboll;

– FBK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë planifikon të dërgoj disa basketbollistë dhe basketbolliste të reja si dhe trajnerë e trajnere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë studimore;

– FBK edhe në vitin 2019 do të merr përsipër heqjen e shpenzimeve të personave zyrtar të ndeshjeve për të gjitha ligat e gjeneratave të reja, e që gjithsej janë 10 liga me 78 ekipe;

– FBK sivjet planifikon që ti kushtojë rëndësi të veçantë përgatitjes sa më të mirë fizike dhe mentale të basketbollisteve të të gjitha Përfaqësueseve të Reja (U16, U18, U20), ku me këtë rast planifikon që krahas mjekëve në stafin e saj të përfshijë edhe fizioterapeut për të gjitha Përfaqësueset, trajner kondicional si dhe trajner mental;

– FBK do të merr përsipër kompensimin për punë profesionale të të gjithë trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja që në vitin 2019 marrin pjesë në gara ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori