LAJMI I FUNDIT:

Publiku i Cineplexx e nis vitin 2023 me të qeshura, komedia “Policë për kokë” vjen në kinema me një sërë yjesh të kinematografisë

Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Në kinemanë Cineplexx në Kosovë u dha të premten premiera e filmit më të ri, “Policë për kokë”.

Filmi i zhanrit komedi vjen nën regjinë e Aldo Markut dhe bazohet në realitetin shqiptar, duke kombinuar ndër vete aksionin dhe satirën.


Telegrafi ishte prezent në ambientet e kinemasë Cineplexx për të ndjekur nga afër atmosferën në eventin promovues të filmit, ku të pranishëm ishin një mori fytyrash publike – kryesisht nga fusha e kinematografisë.

Video-storja:

Regjisori i “Policë për kokë”, Aldo Marku, tha se u ndje mirë nga mikpritja e publikut në Prishtinë, gjersa shtjelloi në pika të shkurtra historinë e komedisë që sapo ‘ka nxjerrë nga furra’.

“Shumë e ngrohtë mikpritja, mu bë qejfi që u prit këtu si në Tiranë. Jemi një komb, flasim një gjuhë, filmi vet flet të njëjtën gjuhë kështu që më bëhet qejfi që goditi dhe pati të njëjtin impakt si në Tiranë – jam shumë i lumtur. Filmi trajton shumë tema delikate, trajton korrupsionin, trajton mafian, se si operon mafia në nën-shtresa, por gjithashtu vjen nga dy nën-efektivë që njëri është amator, e tjetri profesionist dhe vetëm kimia që kanë këta dy është i gjithë filmi. Ka të qeshura, ka romancë, ka edhe aksion”, tha Aldo Marku për Telegrafin.

Regjisori Aldo Marku gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edhe producenti i filmit, Evi Spaho, u nda i kënaqur me premierën në kryeqytetin kosovar, ndërsa tha se ndjehet krenar me të gjithë ata që kanë punuar për ta sjellë këtë rezultat.

“Premiera e filmit në Prishtinë ka shkuar shumë mirë, nuk e prisnim. Shpresojmë që publiku i Kosovës ‘të dashurojë’ siç e ka dashur publiku shqiptar. Jam krenar për stafin, për kastin e filmit që mblodhëm ajkën kryesore që kanë bërë bujë jashtë vendit, duke bashkuar me ajkën që janë aktualisht në Shqipëri dhe kemi realizuar një film shumë të mirë”, theksoi Spaho.

Evi Spaho (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, aktori shqiptar me renome ndërkombëtare, Nik Xhelilaj, iu kthye pas një kohe të gjatë një roli në kinematografinë vendore.

Ai për Telegrafin tha se filmi ka një atmosferë të mirë, e cila bën për vete çdo shikues dhe ia vlen të shihet.

“Ne dje kishim premierën në Tiranë dhe më ka shymur me të thënë drejtën sepse ka ritëm shumë të mirë filmi me atë që u pata merak. Ka reagime shumë të mira në publik. Ka një kimi shumë të mirë mes dy personazheve kryesore, kështu që deri më tani gjithçka është shumë pozitive”, tha Xhelilaj.

Nik Xhelilaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa, aktori tjetër në rol kryesor – Olsi Bylyku, i cili njihet për një sërë rolesh komike, shtjelloi gjithashtu për Telegrafin arsyet se pse njerëzit duhet të drejtohen për në kinema për të parë filmin “Policë për kokë”.

“I gjithë ky kast edhe i gjithë filmi që do shikojnë njerëzit është përfshirja e çdo lloj fenomeni që shqiptarët ndjekin për ditë. Ka qenë shumë kënaqësi që bashkëpunova me Nikun edhe besoj se kam marrë dhe jam formuar shumë herë më shumë nga disa informacione që kam marrë nga Niku, nga ana profesionale e aktrimit se me të vërtet është aktor i mrekullueshëm. Atyre që nuk e kanë parë filmin ja sugjeroj sepse siç e thash duhet ta nisin 2023-ën me të qeshura”, tha Olsi për Telegrafin.

Olsi Bylyku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sara Kolami ishte pa dyshim ylli i premierës, e cila mori vëmendjen e gjithë të pranishmëve me dukjen e saj atraktive.

Ajo shkurtimisht tregoi për rolin e saj në këtë film, të cilin e cilësoi si film të standardeve të larta.

“Është një super sukses dhe një standard i ri për kinematografinë shqiptare. Roli im është një rol shumë interesant i cili është kyç në gjithë rrjedhshmërinë e filmit, kështu që është një rol shumë i mirë”, tha Sara.

Sara Kolami gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktori i mirënjohur shqiptar, Alfred Trebicka, i cili në bagazhin e tij artistik ka një numër të madh rolesh të suksesshme, është gjithashtu një prej personazheve kryesore të filmit “Policë për kokë”.

Ai për Telegrafin tha se pati kënaqësinë të punonte me një staf kryesisht të rinjsh, të cilët i sheh si shpresë për të ardhmen e kinematografisë së vendit.

“Rasti i ‘Policë për kokë’ është pak i veçantë sepse është një staf shumë i ri që ka punuar për këtë produksion, madje unë mund të jem më i vjetri këtu. Por unë jam shumë i kënaqur dhe shumë entuziast për energjinë, për dëshirën, për pasionin që ka kjo gjeneratë që po vjen dhe që të krijon një besim për vazhdimësinë e kinemasë”, tha Alfred Trebicka.

Alfred Trebicka (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I cilësuar shpesh si sozia e aktorit të njohur hollivudian, Jason Statham, aktori me prejardhje nga Prizreni, Besnik Tafallari, mori gjithashtu një rol në filmin “Policë për kokë”.

Ai tha se roli i tij mund të jetë negativ, por që të qeshurat e publikut nuk mungojnë, duke marrë parasysh zhanrin e filmit.

“Roli im është shumë interesant. Jam truproja i ministrit, përndryshe ministrin e luan Arben Bajraktari – është një aktor shumë i njohur. E njohim edhe në roli ne Markos nga Tropoja edhe rolin e kam të mirë mendoj”, tha Bajraktari.

Besnik Tafallari (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mes fytyrave të shumta publike që ishin ftuar për të parë premierën, i pranishëm u pa edhe pioneri i muzikës rap në Kosovë, MC Beka.

Ai për Telegrafin tha se si një njeriu që e adhuron buzëqeshjen, e ka pritur me padurim një film të tillë të zhanrit komedi.

“Jam i përgatitur shumë për të pasur një kohë të lezetshme edhe të shpejtë sepse filmi i mirë shkon shumë shpejt. Jam shumë i përgatitur për t’i pasur disa buzëqeshje të cilat kanë me qenë shumë përfituese për mua, sepse unë kënaqem duke qeshur. Më kanë folur për këtë film edhe sot jam shumë i nderuar që më kanë ftuar në premierë. I falënderoj organizatorët të cilët e kanë sjell me shumë bujë filmin sepse ia vlen”, tha MC Beka.

MC Beka (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Policë për kokë” është i disponueshëm në kinemanë më të madhe në vend, Cineplexx Kosova, nga data 13 janar. /Telegrafi/

Video-storja:

Fotografi të tjera nga premiera e “Policë për kokë” në Prishtinë:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori