LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e vjetër e kryeministres serbe Brnabiq, e cila kapet nga policia kroate duke lundruar kundërligjshëm

Publikohet videoja e vjetër e kryeministres serbe Brnabiq, e cila kapet nga policia kroate duke lundruar kundërligjshëm

Mediumi kroat Morski.hr, shkruan se kryeministrja serbe Ana Brnabiq në vitin 2010 ishte zënë duke bërë lundrim të kundërligjshëm – duke iu afruar më shumë se 300 metra brigjeve, gjë që është e ndaluar me ligj në Kroaci.

“Jemi nisur me barkë zakonisht nga ky plazh, ku nuk ka shumë pushues. Kur u nisëm – ndoshta jemi nisur paksa me shpejtësi të madhe”, tha asokohe Brnabiq para policëve kroatë që e kishin ndalur, transmeton Telegrafi.


Videoja është bërë sërish e popullarizuar, për faktin se krerët e institucioneve në Serbi vazhdimisht po kritikojnë qytetarët serbë që po i kalojnë pushtimet në Kroaci.

Në anën tjetër, qeveria kroate ia ndaloi hyrjen presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili pas këtij vendimi tentoi të arsyetohet duke thënë se kinse kurrë nuk do të shkojë në këtë vend për pushime.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar Krk në Kroaci, ku Brnabiq thotë se nuk e ka vizituar më që nga ajo kohë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Fun
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Interesante
Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Interesante
Kalo në kategori