LAJMI I FUNDIT:

Publikohet paraqitja e shkurtër e sezonit të fundit të “Game Of Thrones”

Publikohet paraqitja e shkurtër e sezonit të fundit të “Game Of Thrones”

HBO e ka publikuar paraqitjen e shkurtër të shumëpritur të sezonit të tetë të serialit “Game Of Thrones” që do të nisë emetimin më 14 prill.

Fansat kanë pritur më shumë se një vit për gjashtë episodet e reja, ndërsa përmes paraqitjes së shkurtër, HBO ka treguar paksa se çfarë duhet të presin shikuesit e shumtë të këtij seriali.


(Foto: Screenshot/YouTube/GameofThrones)

“E njoh vdekjen. I ka shumë fytyra”, thotë Arya Stark në fillim të videos, në të cilën shfaqen dragonjtë, zombit, betejat epike dhe fushat vizitore.

Të gjitha lajmet nga Game of Thrones
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Game of Thrones

Shumë pak dihet për sezonin e ri të njëri prej serialeve më të shikuara në histori, sepse të gjithë të përfshirët e kanë të përfshirë në kontratë që të mos zbulojnë detaje.

Ndryshe, “Game of Thrones” është dramë televizive fantastike e krijuar nga David Benioff dhe D. B. Weiss. Është një adaptim i romanit fantastik “A Song of Ice and Fire” të shkrimtarit George R. R. Martin. Novela e parë nga kjo seri romanesh mban emrin “Game of Thrones”, nga ku edhe është marrë emri i serialit.

Xhirimet e serialit janë bërë në Belfast dhe vende tjera të Irlandës së Veriut, në Kanada, Kroaci, Islandë, Malta, Maroku, Skocia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shfaqja e serive ka nisur nga viti 2011. /Telegrafi/