LAJMI I FUNDIT:

Publikohet klipi i këngës “Walk Me Home” të Pink

Publikohet klipi i këngës “Walk Me Home” të Pink
Pink (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Pink e ka publikuar versionin audio të këngës “Walk Me Home” në muajin shkurt, ndërsa tash e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Në ndërkohë, ajo e ka paralajmëruar edhe daljen e albumit të ri, i cili do të lansohet në muajin prill.


39-vjeçarja që nga fillimi i këtij muaji është në turneun botëror të koncerteve, të cilën e ka titulluar “Beautiful Trauma”.

Të gjitha lajmet nga Pink
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pink

Ky turne e ka pasur albumin me të njëjtin emër, i cili ka dalë në treg që nga tetori i vitit 2017, kur e kishte rrëmbyer vendin e parë në top-listën e Billboard.

Theksojmë që nga fillet e karrierës, Pink ka fituar çmime të shumta, ndërsa ka publikuar shtatë albume muzikore dhe ka shituar mbi 50 milionë kopje. /Telegrafi/