LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kënga e interpretuar nga Jamie Dornan në filmin “Fifty Shades Freed”

Publikohet kënga e interpretuar nga Jamie Dornan në filmin “Fifty Shades Freed”
(Foto: Getty Images)

Në kohën kur ka filluar të shfaqet në kinema “Fifty Shades Freed”, është publikuar edhe kënga e shumëpritur “Maybe I’m Amazed” në interpretim të Jamie Dornan.

Yjeve të shumta që kanë realizuar këngë për këtë film, iu është bashkuar edhe protagonisti kryesor për ta kënduar hitin e Paul McCartneyt.


Kënga e viteve të shtatëdhjeta e interpretuar nga Dornan është publikuar si bonus në kuadër të albumit që i përmbledh të gjitha këngët e “Fifty Shades Freed”.

Cineplexx Kosova thyen rekord rajonal për premierën e "Fifty Shades Freed"
Lexo po ashtu Cineplexx Kosova thyen rekord rajonal për premierën e "Fifty Shades Freed"

Në film, aktori kryesor e këndon këngën duke luajtur në piano në një shtëpi në mal.

(Foto: Getty Images)

“E kemi xhiruar skenën në shtëpinë e këngëtares kanadeze, Sarah McLachan, e cila na ka interpretuar disa këngë të saj. Të gjithë ishin të mahnitur nga këndimi i saj”.

“Kur e përfundoi performancën, të gjithë qanin, ndërsa më thanë se ishte radha ime. Mu desh t’u them se duhej të largoheshin të gjithë”, ka thënë Dornan duke bërë shaka në një intervistë për ITV Lorraine.

Megjithatë, sipas asaj që kanë thënë kritikët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, aktori ka kënduar shumë mirë.

Kujtojmë se krahas Dornan dhe Dakota Johnson në film luajnë edhe Eric Johnson, Eloise Mumford, Rita Ora, Luke Grimes, Victor Rasuk, Max Martini, Callum Keith Rennie, Bruce Altman, Arielle Kebbel, Robinne Lee, Brant Daugherty, Kim Basinger e Marcia Gay Harden.

Këngëtarja shqiptare njëherësh e ka realizuar edhe këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Payne që ka rezultuar shumë e suksesshme dhe aktualisht numëron mbi 32 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori