LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kalendari i Formula 1 për vitin e ardhshëm kur do të zhvillohen 24 gara

Publikohet kalendari i Formula 1 për vitin e ardhshëm kur do të zhvillohen 24 gara
(Foto: Formula 1)

Formula 1 e ka shpallur zyrtarisht kalendarin për sezonin 2024. Edicioni i ri fillon më 2 mars me një garë në Bahrein dhe do të përfundojë më 8 dhjetor në pistën Yas Marina në Abu Dhabi.

Gjithsej do të zhvillohen 24 gara, duke përfshirë Çmimin e Madh të Kinës që rikthehet në kalendar.


Plani i propozuar është pjesë e përpjekjeve të Formula 1 për t’i zgjidhur çështjet e logjistikës dhe qëndrueshmërisë dhe për këtë arsye garat grupohen sipas rajonit në një mënyrë më logjike, me referencë të veçantë për Lindjen e Mesme.

Gara në Japoni është zhvendosur në prill, Azerbajxhani është rezervuar për shtatorin, pasuar nga Katari dhe Abu Dhabi (nëntor dhe dhjetor).

(Foto: Twitter/Formula 1)

Nuk do të ketë ndryshime të mëdha përveç faktit se garat në Bahrein dhe Arabinë Saudite do të zhvillohen të shtunën për shkak të Ramazanit dhe fundjava e garave do të fillojë të enjten në vend të të premtes si zakonisht.

Koncepti i bolidit Audi 2026 për garat e Formula 1 do të shfaqet në Auto Shanghai gjatë këtij muaji
Lexo po ashtu Koncepti i bolidit Audi 2026 për garat e Formula 1 do të shfaqet në Auto Shanghai gjatë këtij muaji

Gjithashtu, gara në Las Vegas është planifikuar të shtunën (për shkak të diferencës kohore dhe tifozëve në Evropë).

Risi është se midis shtatorit dhe tetorit do të ketë një pushim njëmujor përpara tri garave të lidhura në tokën amerikane, përkatësisht në Austin, Meksikë dhe Brazil. Pauza prej dy javësh do t’i paraprijë tri garave finale të sezonit, të cilat do të zhvillohen në Las Vegas, Katar dhe Abu Dhabi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori