LAJMI I FUNDIT:

PTHP: Janë siguruar të gjitha dëshmitë për rastin e Onkologjisë në Shkup

PTHP: Janë siguruar të gjitha dëshmitë për rastin e Onkologjisë në Shkup
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Në kuadër të procedurës parahetimore për lëndën lidhur me punën e Klinikës për radioterapi dhe onkologji, me kërkesë prej 13 shtatorit 2023, Prokuroria themelore publike Shkup i ka siguruar të gjitha raportet përgatitura nga mbikëqyrjet e kryera të jashtëzakonshme të Fondit për sigurim shëndetësor, për punë financiare të Klinikës, për periudhën 1 janar 2015 – mars 2023.

“Raporti i ri tremujor, për periudhën deri në qershor të vitit 2023, në pajtim me informatat e marra nga Fondi, është në fazë finale të përpunimit dhe menjëherë më pas do t’i parashtrohet prokurorisë. Theksojmë se deri në këtë moment fare nuk është përgatitur raport që e prefshin periudhën deri në gusht të vitit 2023. Të gjitha dëshmitë në lëndë janë siguruar dhe tashmë janë lëndë e analizës nga persona profesionistë”, informoi Prokuroria publike shtetërore.


Thekson edhe se procedura parahetimore nuk përfshin periudhë të caktuar kohore dhe i heton të gjitha paligjshmëritë pa dallim se kur kanë ndodhur.

“Secili që ka njohuri shtesë për këtë ngjarje, ka për obligim t’i paraqesë tek organet kompetente”, thekson PPRMV në kumtesë.