LAJMI I FUNDIT:

PSG shkatërron Monacon dhe i hakmerret duke fituar titullin e Ligue 1

PSG shkatërron Monacon dhe i hakmerret duke fituar titullin e Ligue 1
Foto: Sport360°/Twitter

Paris Saint Germain fitoi ndaj Monacos me rezultat 7-1 në Ligue 1.

Me këtë rast klubi nga Parisi fitoi kampioantin, duke iu hakmarrë kuqebardhëve për titullin e fituar në sezonin e kaluar.


Festivalin e golave për vendasit e filloi Giovani Lo Celso (15), dy minuta më vonë shënoi Edinson Cavani (17′) dhe pastaj Angel Di Maria (20′).

Lo Celso shënoi edhe një herë në minutën e 27-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Rony Lopes në minutën e 38-të.

(Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Golat nuk munguan edhe në pjesën e dytë, Di Maria në minutën e 58-të, Radamel Falcao autogol në minutën e 76-të dhe në fund Jualian Draxler (86′).

PSG bëhet kampione e Ligue 1 me 87 pikë, 17 më shumë se Monaco në vendin e dytë. Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Bordeaux, kurse Monaco kundër Guingamp.

Ky ishte titulli i shtatë në histori të klubit, i pesti në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6hvesk

Në trend Sport

Më shumë
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
Barcelona i përgjigjet PSG-së, kërkon 130 milionë për dy yjet e ekipit

Barcelona i përgjigjet PSG-së, kërkon 130 milionë për dy yjet e ekipit

La Liga
Të gjithë po flasin për të: Talenti i cili po ‘trazon’ yjet e Liverpoolit në stërvitje

Të gjithë po flasin për të: Talenti i cili po ‘trazon’ yjet e Liverpoolit në stërvitje

Premier League
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

Ndërkombëtare
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori