LAJMI I FUNDIT:

PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarit

PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarit
Neymar (Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germaini e ka njoftuar Neymarin se nuk do të shitet as te Real Madridi dhe as te Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar veror.

Për më shumë, klubi francez e ka kërcënuar brazilianin se do ta mbajë jashtë skuadrës në sezonin e ardhshëm, nëse ai vazhdon të bëjë presion për t’u larguar.


PSG e transferoi sulmuesin në verën e kaluar për shumë rekorde prej 222 milionë eurosh duke ia paguar klauzolën te Barcelona.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, ai nuk është i kënaqur me nivelin e lojës në Ligue 1 dhe dëshiron të largohet.

Të gjitha lajmet për Neymar
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Neymar

Los Blancos kanë qenë destinacioni më i përfolur për 26-vjeçarin, ndërsa babai i tij është në kontakte të vazhdueshme me hierarkinë e klubit spanjoll.

Në garë janë përfshirë edhe Djajtë e Kuq, të cilët janë të gatshëm ta paguajnë 34 milionë euro për t’u transferuar në Old Trafford.

(Foto: Getty Images)

Sipas Arab News, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaif dhe drejtori sportiv, Antero Henrique, e kanë takuar Neymarin në Brazil dhe ia kanë bërë të qartë se nuk do ta kejojnë të largohet.

Neymar ka edhe katër vite në kontratën e tij me klubin francez, ndërsa në kontratë nuk është përfshirë ndonjë klauzolë për largimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori