LAJMI I FUNDIT:

PSG nuk ndalet, shënon edhe golin e tretë ndaj RB Leipzigut

PSG nuk ndalet, shënon edhe golin e tretë ndaj RB Leipzigut

Paris Saint-Germain ka arritur të shënojë edhe golin e tretë ndaj Rasenball Sport Leipzig.

Ndeshja që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, është aktualisht në favor të skuadrës franceze që po fiton 3-0.


Ishte minuta e 56-të kur Juan Bernat shënoi golin e tretë për kampionin e Ligue 1.

Angel di Maria ishte sërish në rolin e asistuesit, ndërsa pjesa e parë përfundoi 2-0. /Telegrafi/