LAJMI I FUNDIT:

PSG në verë pritet t’i largojë Neymarin dhe Messin, tashmë e ka gati listën me pasuesit

PSG në verë pritet t’i largojë Neymarin dhe Messin, tashmë e ka gati listën me pasuesit
(Foto: Getty)

Në fund të këtij sezoni, Paris Saint-Germain do të nisë një rikonstruktim të ekipit, ndryshe nga praktika e deritanishme – bën të ditur RMC Sport.

Kampioni francez thuhet se do të heqë dorë nga blerja e yjeve të shtrenjtë dhe do të fokusohet te futbollistët e rinj, përmes të cilëve do ta ndërtojë të ardhmen përreth Kylian Mbappes.


Këshilltari i futbollit, Luis Campos, ka për detyrë të hartojë një plan për skuadrën e re, ndërsa spekulohet se ai nuk llogarit më në Neymar dhe Lionel Messi, të cilët pritet të largohen nga klubi në verë.

Pesë destinacione për Lionel Messin nëse largohet nga Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Pesë destinacione për Lionel Messin nëse largohet nga Paris Saint-Germain

RMC Sport thekson se braziliani kërkohet nga disa klube angleze (Chelsea dhe Newcastle United), ndërsa Messi ka oferta nga MLS dhe Arabia Saudite, ndaj nuk ka të ardhme për ta në Paris.

Kampioni i Ligue 1 do të përqendrohet në transferimin e lojtarëve të rinj francezë dhe të parët në listë janë Randal Kolo Muani (Eintracht Frankfurt) dhe Marcus Thuram (Borussia Monchengladbach).

PSG do ta vë në listën e shitjeve – por Neymar është i vendosur të qëndrojë, edhe nëse largohet Messi
Lexo po ashtu PSG do ta vë në listën e shitjeve – por Neymar është i vendosur të qëndrojë, edhe nëse largohet Messi

Alternativa janë Youssouf Fofana (Monaco), Khephren Thuram (Nice) dhe Manu Kone (Borussia Monchengladbach).

Kujtojmë se Neymar u transferua te PSG në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, ndërsa Messi kaloi në Parc des Princes si lojtar i lirë nga Barcelona në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori