LAJMI I FUNDIT:

Pesë destinacione për Lionel Messin nëse largohet nga Paris Saint-Germain

Pesë destinacione për Lionel Messin nëse largohet nga Paris Saint-Germain

Lionel Messi po përballet me një vendim të madh në muajt e ardhshëm, me kontratën e tij aktuale me Paris Saint-Germainin që skadon në fund të qershorit.

Argjentinasi iu bashkua PSG-së në një marrëveshje dyvjeçare në gusht 2021 pas largimit të tij emocional nga Barcelona për arsye financiare. 35-vjeçari ka formuar një treshe sulmi të mbushur me yje në kryeqytetin e Francës, duke luajtur përkrah talentëve si Neymar dhe Kylian Mbappe, por gjithçka mund të marrë fund kur të përfundojë sezoni.

Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Messit që kur ai luajti një rol kryesor në fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në dhjetor. Raportimet në atë kohë thanë se ai po konsideronte ofertën për një rinovim të kontratës me PSG-në, por L’Equipe tani bën të ditur se ai po shkon drejt largimit nga Parisi.

L'Equipe: Messi nuk do të qëndrojë në Paris, babai i tij shihet në Barcelonë
Lexo po ashtu L'Equipe: Messi nuk do të qëndrojë në Paris, babai i tij shihet në Barcelonë

Kështu, Mirror Football hedh një vështrim në pesë destinacione të mundshme nëse Messi vendos të largohet nga PSG:

Inter Miami

Klubi nga MLS, i cili është nën pronësi të David Beckham, nuk e kanë fshehur dëshirën për të nënshkruar me Messin.

The Times ka raportuar se ata janë të sigurt për nënshkrimin e Messit dhe do t’i jepnin atij një marrëveshje që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e MLS.

Pas humbjes nga Bayerni - Messi shkoi për herë të parë te ultrasit e PSG-së për t'i qetësuar
Lexo po ashtu Pas humbjes nga Bayerni - Messi shkoi për herë të parë te ultrasit e PSG-së për t'i qetësuar

Barcelona

Messi e bëri absolutisht të qartë se ai nuk donte të largohej nga Barça në gusht 2021. “Ne ishim të bindur se po vazhdonim këtu, në shtëpi”, kishte thënë ai ndërsa u përpoq të mos qante. “Bëra gjithçka që munda për të qëndruar sepse doja të qëndroja”.

Barcelona është shtëpia e Messit dhe pavarësisht nga të gjitha problemet financiare, gjithmonë do të ketë një dëshirë për të rikthyer yllin argjentinas.

Messi tashmë ka tri oferta në tavolinë
Lexo po ashtu Messi tashmë ka tri oferta në tavolinë

Manchester City

PSG nuk ishte klubi i vetëm i lidhur me Messin në verën e vitit 2021. Prania e Pep Guardiolës në Manchester City – dhe financat e klubit – nënkuptonin se ata ishin gjithashtu të përcaktuar si një destinacion i mundshëm.

Guardiola nuk ka ngurruar të lëvdojë Messin, i cili bëri mrekulli nën drejtimin e tij te Barcelona.

Megjithatë, nënshkrimi i një 36-vjeçari së shpejti do të përfaqësonte një largim nga strategjia e Cityt në tregun e transferimeve, pavarësisht se sa i mirë është Messi.

Lionel Messi dhuron miliona euro për Turqinë dhe Sirinë
Lexo po ashtu Lionel Messi dhuron miliona euro për Turqinë dhe Sirinë

Al-Hilal

Lëvizja e Cristiano Ronaldos me shumë para te Al-Nassr tregoi se Arabia Saudite është e gatshme të thyejë bankën për të joshur superyjet në ligën e saj. Që kur Ronaldo u transferua në Riad, ka pasur zëra se Messi mund të ndjekë shembullin e portugezit.

Mundo Deportivo raportoi kohët e fundit se rivali i Al-Nassr, Al-Hilal do të ishte i gatshëm t’i paguanin Messit mbi 300 milionë euro në vit.

Zanetti zbulon bisedimet e Interit me Messin
Lexo po ashtu Zanetti zbulon bisedimet e Interit me Messin

Newell’s Old Boys

“Dëshira është të luaj gjithmonë për Newell’s – kjo është ajo që kam ëndërruar si fëmijë”, kishte thënë Messi për TyC Sports pesë vjet më parë. “Kur shkova në klub imagjinova të luaja në Primera Division, por nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh. Nuk mund të them se do të kthehem sepse nuk e di se ku do të jem”.

Është një nocion romantik, kthimi atje ku gjithçka filloi si fëmijë para se të transferohej në Barcelonë, dhe është një nocion që mund të tërheqë Messin tani. Pas fitimit të Kupës së Botës – trofeu i fundit që ai dëshironte – Messi mund të rikthehet në Argjentinë, aty ku mund t’i thotë lamtumirë futbollit si lojtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori