LAJMI I FUNDIT:

PSG i kthehet fitoreve në kampionat (Video)

PSG i kthehet fitoreve në kampionat (Video)

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse ndaj Lille me rezutlat 3-1 në një ndeshje interesante të zhvilluar në Stade des Princes.

Parisi ishte dominues nga fillimi i takimit, duke pasur kontrollin mbi lojën.


Angel Di Maria pas 28 minutash lojë hapi llogarinë për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.

Me të filluar pjesa e dytë ishte Javier Pastore ai që shënoi për 2-0 dhe epërsinë solide.

Ndeshja u hap në minutat e fundit, kur El Ghazi shënoi për 2-1.

Krejt në fund të takimit (90+3) ishte Mbappe ai që shfrytëzoi një gabim të portierit duke shkuar në solo kundërsulm për 3-1.

PSG bindshëm dhe sigurt po marshon drejt titullit me 44 pikë, plot 12 më shumë se sa Lyoni që ka vendin e dytë. /Telegrafi/