LAJMI I FUNDIT:

PSG e pandalshme ndaj Nantes në Superkupën e Francës, fiton trofeun e parë sezonal

PSG e pandalshme ndaj Nantes në Superkupën e Francës, fiton trofeun e parë sezonal

PSG dhe Nantes u takuan në ndeshjen e Superkupës së Francës, ku parisienët fituan me rezultat 4-0. 

Trajneri Christophe Galtier debutoi me fitore dhe trofe te PSG në një ndeshje ku mungonte Kylian Mbappe shkaku i kartonëve.


PSG provoi që në start të gjejë golin me Achraf Hakimin, Pablo Srabian dhe Marquinhos, por pa sukses.

Nantes në anën tjetër provoi me Moses Simon dhe Ludovic Blas, por as këta nuk ishin të saktë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të, kur Leo Messi pranoi një top në zonë dhe i vetëm me portier, kaloi atë për të shënuar për 1-0.

Edhe pse kishte raste të tjera në të dy portat, gol tjetër erdhi në kohën shtesë të pjesë së parë.

Neymar shënoi gol të mjeshtëror nga goditja e dënimit për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë PSG shtoi epërsinë me golin e Sergio Ramos.

Spanjolli pas një tollovi në zonë me kokë pa e shikuar portën gjuajti me thembër për të shënuar për 3-0.

Krejt në fund Neymar shënoi edhe njëherë, duke e fituar vet një penallti për ta konvertuar pastaj në gol.

PSG fiton trofeut të parë sezonal  dhe jep sinjale që këtë vit do të jetë një pretendent për të gjithë trofetë në France, por edhe në Evropë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori