LAJMI I FUNDIT:

PSG pritet të bëjë ofertë të majme për De Ligtin

PSG pritet të bëjë ofertë të majme për De Ligtin

Manchester Unitedi është duke hasur në një konkurrencë të ashpër nga Paris Saint-Germaini për transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi në këtë verë.

Skuadra holandeze ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin e tyre vetëm nëse marrin 89 milionë euro, ndërsa parisienët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë.


Raportohet se PSG është e gatshme madje edhe t’i ofrojë De Ligtit një pagë prej 84 milionë euro për pesë vite kontratë, vetëm që të kalojë në Parkun e Princave.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka disa muaj që është duke tentuar ta transferojë kapitenin e Ajaxit, mirëpo thuhet se skuadra franceze është duke planifikuar ta bëjë ofertën e majme.

De Jong shpreson që De Ligt do t'i bashkohet atij te Barça
Lexo po ashtu De Jong shpreson që De Ligt do t'i bashkohet atij te Barça

Edhe pse Djajtë e Kuq dhe Parisienët janë në garë, Barcelona është duke i prirë konkurrencës për shërbimet e De Ligt, pasi aty po ndikon edhe Frenkie de Jong që e kompletoi transferimin në fillim të këtij viti.

Skuadra katalunase thuhet se i ka ofruar mbrojtësi holandez një pagë prej shtatë milionë euro në sezon, mirëpo oferta e majme e PSG-së mund të bëjë që ai të kalojë në Parkun e Princave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori