LAJMI I FUNDIT:

Pse UEFA i ka ndaluar tifozët e Bayernit që të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Arsenalit?

Pse UEFA i ka ndaluar tifozët e Bayernit që të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Arsenalit?

Arsenali do të ketë një avantazh të vogël në përballjen që do ta luajnë sot (e martë) ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Topçinjtë’ nuk kanë marrë pjesë në një ndeshje të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2010, dhe ata do të përballen me një detyrë të vështirë, ndonëse kampanja e Bayernit në Bundesliga ka qenë një dështim.


Duke marrë parasysh këtë, Arteta e di se ekipi i tij ka një mundësi unike që ta shfrytëzojnë në maksimum terrenin vendas në ndeshjen e parë, para ndeshjes së kthimit në Gjermani një javë më vonë.

Kjo për shkak se UEFA i ka ndaluar tifozët e Bayernit që të marrin pjesë në ndeshjen e parë në Londër.

Ky dënim vjen për shkak se një pjesë e tifozëve të Bayernit kishin hedhur fishekzjarre në fushë gjatë ndeshje kundër Lazios muajin e kaluar.

Në tetor të vitit të kaluar, Bayerni ishte dënuar me një gjobë prej 40 mijë eurosh pasi tifozët hedhën fishekzjarre në fushë gjatë fitores me rezultat 2-1 ndaj Kopenhagës.

Duke marrë parasysh se ata tashmë kishin thyer një herë këtë rregull, drejtuesit e klubit bavarez deklaruan se nuk do ta apelojnë vendimin e UEFA-s.

“Ne duhet ta pranojmë këtë dënim. Jo vetëm që u hodhën mjete piroteknike, por këtë e bënë qëllimisht, duke rrezikuar drejtpërdrejt tifozët.Kjo ishte një shkelje qartë e rregullave, saqë një apel për fat të keq është i kotë.”, kishte thënë shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori