LAJMI I FUNDIT:

Pse po vonohet transferimi i Xhakës te Bayer Leverkusen, Fabrizio Romano jep detajet

Pse po vonohet transferimi i Xhakës te Bayer Leverkusen, Fabrizio Romano jep detajet

Granit Xhaka ka vendosur të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve qëndrim në Londër.

Mesfushori kosovar u përshëndet me tifozët në ndeshjen e fundit ndaj Wolves ku realizoi edhe dy gola dhe nuk pritet të luaj më për Arsenalin.


Megjithatë e ardhmja e tij nuk është sqaruar ende, pasi Arsenali ende nuk e ka kompletuar transferimin e një mesfushori.

Topçinjtë janë në negociata me West Hamin për transferimin e Declan Rice dhe momentin që anglezi i bashkohet Arsenalit atëherë i jepet drita e gjelbër Xhakës që të largohet.

Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë
Lexo po ashtu Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Fabrizio Romano ka njoftuar se Xhaka ka marrëveshje me Bayer Leverkusenin dhe do t’i bashkohet sapo të nënshkruajë Rice me Arsenalin.

30-vjeçari kosovar pritet që të zyrtarizohet si futbollist i ri i klubit gjerman Bayer Leverkusen vetëm pas dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Zvicrës që i zhvillon më 16 dhe 19 qershor.

Xhaka te Leverkusen pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ‘Aspirinat’, derisa në garë për të janë edhe skuadra të tjera si Roma, Bayern Munich, Borussia Dortmund, por duket se Leverkusen e ka mbyllur më herët marrëveshjen me Xhakën.

Në sezonin e fundit me fanellën e Arsenal, Xhaka zhvilloi 47 ndeshje zyrtare duke realizuar edhe nëntë gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori