LAJMI I FUNDIT:

Pse macet hanë bari dhe a është kjo e dëmshme për to?

Pse macet hanë bari dhe a është kjo e dëmshme për to?

Edhe pse bari nuk tretet mirë te macet, ai është i mbushur me fibra dhe përmban acid folik, që është thelbësore për shëndetin metabolik dhe funksionet tjera të trupit

Prandaj, mos u brengosni kur e shihni macen tuaj duke vjellë menjëherë pasi të hanë bari.


Si mishngrënëse, maces i mungojnë enzimat thelbësore që e mundësojnë copëtimin e bimëve.

Pavarësisht se është jo e kënaqshme nga perspektiva e pronarit të maces, vjellja apo zmbrapsja është përgjigje natyrale e mos tretjes te macet, transmeton Telegrafi.

Macet vazhdimisht hanë ushqime të ndryshme që nuk treten mirë te to, duke filluar nga leshi i tyre e deri te eshtrat dhe qimet e gjahut të tyre.

Preferohet që të rritni barin tuaj, pasi që në mungesë të barit, macet mund të provojnë të hanë bimë tjera të cilat mund të jenë toksike dhe fatale për macet. /Telegrafi/