LAJMI I FUNDIT:

Provokohet për marrëdhënien me The Weeknd, Angelina Jolie e anashkalon pyetjen

Provokohet për marrëdhënien me The Weeknd, Angelina Jolie e anashkalon pyetjen

Tashmë të gjithë e njihni Angelina Jolie – një aktore, regjisore, humanitare dhe thjesht një legjendë e Hollywoodit, fituese e çmimit ‘Oscar’.

Dhe sigurisht që e njihni edhe muzikantin që qëndron gjithnjë në krye të top-listave, një fitues të çmimeve ‘Grammy’ i njohur si The Weeknd.


Në këtë rast, keni dëgjuar edhe thashetheme se këta dy super yje mund të jenë bashkë.

The Weeknd (Foto: Wire Image)

Ky lajm mund të jetë një surprizë – veçanërisht duke pasur parasysh se Angelina dhe The Weeknd nuk janë shoqëruar asnjëherë më parë – por për tre muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Kështu, gjithçka filloi më 31 qershor, kur Angelina dhe The Weeknd – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye – befasuan fansat pasi u takuan për një darkë në Los Angeles.

Pavarësisht se nuk u fotografuan së bashku natën, dëshmitarët okularë pohuan se dyshja kaluan disa orë në restorantin luksoz italian duke biseduar përpara se të largoheshin me automjete të veçanta.

Angelina Jolie (Foto: YouTube)

Dhe pavarësisht nga emocionet e fansave për mundësinë e një çifti të ri të Hollywoodit, çdo spekulim u mbyll shpejt nga një burim i cili i tha Page Six se dyshja ishin takuar për arsye biznesi dhe asgjë më shumë.

“Ai është padyshim i fokusuar për të hyrë në biznesin e filmit. Ai po luan në një serial të HBO-së”.

Por, pikërisht kur çdo shpresë humbi, fansat nuk mund të mos emocionoheshin kur Angelina dhe Abel u panë sërish vetëm dy javë më vonë në një koncert privat në Los Angeles.

Këtë herë, megjithatë, atyre iu bashkuan dy nga gjashtë fëmijët e Angelinas – Zahara, 16 vjeçe dhe Shiloh, 15 vjeçe – gjë që shkaktoi edhe më shumë pyetje.

Angelina Jolie (Foto: YouTube)

Që atëherë, dyshja sidoqoftë nuk janë parë së bashku.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për E!News, aktorja iu shmang me mjeshtëri një pyetjeje për jetën e saj private.

“Angelina, fëmijët e tu janë në moshën ku kanë edhe mendimet e tyre”, filloi prezantuesja. “Pra, duhet të di, a janë ata më të emocionuar që jeni në The Eternals, apo që jeni miq me The Weeknd?”.

Angelina Jolie (Foto: YouTube)

Duke qenë profesioniste siç është, Jolie në mënyrë delikate e riktheu bisedën menjëherë në film.

“Ata janë shumë të emocionuar për këtë film… nëse kjo është ajo që po kërkoni”, tha ajo, duke u kthyer për të ndarë një shikim me Salma Hayek.

Pra, nëse po kërkojmë përgjigje, duket se do të duhet të presim edhe pak të zbulojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë mes Angelinas dhe The Weeknd. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori