LAJMI I FUNDIT:

Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës dhe miratimi për hapjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit – disa nga lajmet kryesore në ekonomi

Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës dhe miratimi për hapjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit – disa nga lajmet kryesore në ekonomi

Mbajtja e dy protestave kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të faturës së rrymë, dështimi për herë të dytë të Rezolutës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe miratimi i vendimit për hapjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Qindra qytetarë gjatë të mërkurës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës kundër shtrenjtimit të rrymës. Ata kanë thënë se propozimi i ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifave është zhvatës.


ZRRE-ja ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600kWh të dyfishohet.

“Propozimi i fundit i ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifave do të na varfëroj e secilit prej neve. Ky propozim është zhvatës dhe një detyrim shtesë për të na faturuar pasurimin e bizneseve. Në këto kushte, qytetarët e Kosovës me një pagë minimale do t’ua paguaj faturën edhe bizneseve plus veriun. Vendimi i ZRRE-së nuk ka kuptim për deri sa gjendja jonë ekonomike është duke u dëmtuar për çdo ditë. Buxheti i qytetarëve nuk mund ta përballoj një rritje të tillë”, kanë thënë Anita Mjeku, organizatore e protestës, përcjell Telegrafi.

Mjeku i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili duke arsyetuar propozimin ka thënë se për shkak të krizës energjetike s’ka rrugëdalje tjetër, ose shtrenjtim ose reduktime.

“Kryeministri i Kosovës po na thotë se qytetarët po fantazojnë dhe se nuk ka rrugëdalje, ose shtrenjtim e ose reduktime apo ose reduktime. ‘Ose’-ve të kryeministrit duhet t’i themi, ose neve ose KEDS-in dhe ia bëjmë me dije se rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë. Kryeministër nuk do ta japim asnjë centë më shumë”, është shprehur ajo.

Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të refuzojë propozimin e ZRRE-së për ngritje të çmimit e të shtetëzojë KEDS-in.

“Ne kërkojmë që Qeveria mos ta pranoj bllok tarifën e propozuar nga ZRRE-ja dhe ta shtetëzoj KEDS-in”, ka përfunduar Mjeku.

Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i
Lexo po ashtu Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i

“Krejt rroga n’rrymë”, “Krejt dhe padrejtë”, “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën”, “Ndryshim i madh vetëm në fatura”…, ishin disa nga parullat me të cilat u protestua gjatë të shtunës në Prishtinë për të kundërshtuar ngritjen e çmimit e rrymës.

Protesta nisi me marshin nga sheshi Zahir Pajaziti, për të përfunduar te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në fjalimin e tij, kërkoi që propozimi i ZRRE-së të hidhet poshtë.

“Propozimi i ZRRE-së duhet të hedhet poshtë. Ai propozim nuk ka për të kaluar, sa të ka qytetarë aktiv. Nuk do të lejojmë që të kaloj. Ne nuk ndalemi, ju duhet të ndaleni ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk do të ndaleni ne do të jemi edhe më të guximshëm edhe më të fuqishëm”, është shprehur Molliqaj para protestuesve.

Protesta e sotme e PSD-së: Tubimi para Qeverisë, përballja me policinë dhe shuplaka e Molliqajt
Lexo po ashtu Protesta e sotme e PSD-së: Tubimi para Qeverisë, përballja me policinë dhe shuplaka e Molliqajt

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka sqaruar se për procesin gjyqësor që është ZRRE sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.

Po ashtu, ai ka theksuar se gjatë këtij viti ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm në bazë ligjore për caktimin e tarifave, për të reflektuar kostot e sistemeve.

Sipas Fejzullahut, Kosova ka importuar energji elektrike me çmim tetë herë më të lartë dhe se gjatë muajit dhjetor 2021 është arritur piku maksimal i konsumit ditor të rrymë.

ZRRE: Në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk do ketë rritje të tarifave të rrymës
Lexo po ashtu ZRRE: Në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk do ketë rritje të tarifave të rrymës

Dështimi për herë të dytë i Rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish ta miratojnë Rezolutën kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.

Ky dështim ka ardhur në mungesë të kuorumit të deputetëve për ta votuar këtë rezolutë.

“Vetëm 30 deputetë kanë marr pjesë në votim. Nuk ka kuorum, pra kjo pikë shtyhet në një seancë të radhës”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Në seancë kanë qenë të pranishëm 67 deputetë, ku ligjvënësit e pozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo Rezolutë ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe se ishte përkrahur nga partitë e tjera opozitare.

Ndryshe, në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Për herë të dytë dështon miratimi i Rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës
Lexo po ashtu Për herë të dytë dështon miratimi i Rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës

Kosova me doganë në Portin e Durrësit

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë me dije se është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje e shqyrtuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave.

Ndër të tjera, Ibrahimaj tha se ky Projektligj parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

“Miratuam Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Kjo marrëveshje shkon në Parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjellët dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licencat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do t’i hapin rrugën të tjerave”, ka thënë Ibrahimaj.

Po ashtu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati gjatë një konference për medie tha se Kosova përmes ratifikimit në Kuvend të dy marrëveshjeve me Shqipërinë do të zbatohen lehtësirat doganore dhe kontrollit të hyrjes-daljes së mallrave të dy shteteve.

“Bëhet fjalë për marrëveshjet që kemi nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët që kishim vitin e kaluar. E para ka të bëjë me lehtësimet doganore dhe lehtësimin e tregtisë në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Natyrshëm se shteti i Shqipërisë është partneri ynë kryesor tregtar dhe synojmë që këmbimi tregtar mes dy vendeve tona të jenë në nivelin më të lartë. Në shërbim të kësaj kemi edhe marrëveshjen që për herë të parë bëhet diçka konkrete e nivelit të tillë. Më tutje përveç lehtësimit të lëvizjes së mallrave ne të kaluarën kemi mundësuar edhe lehtësimin e lëvizjes edhe të fuqisë punëtore. Pra edhe të njerëzve që duan të punojnë nga Kosova në Shqipëri ose nga Shqipëri në Kosovë. Kësaj ja kemi shtuar edhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Një i punësuar duhet të sigurohemi që edhe kontributet pensionale që i paguhen në Shqipëri apo Kosovë t’iu njihet anasjelltas pavarësisht ku jetojnë. Me këtë marrëveshje synohet që të arrihet dhe kompletohet edhe integrimi i tregut të punës përveç integrimit të tregut të mallrave”, është shprehur Murati.

Kujtojmë se, Qeverisë e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët më 26 nëntor 2021 në Elbasan kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Kosova me doganë në Portin e Durrësit, Qeveria e Shqipërisë ratifikon marrëveshjen
Lexo po ashtu Kosova me doganë në Portin e Durrësit, Qeveria e Shqipërisë ratifikon marrëveshjen

Emërimi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës. Kryesues i Bordit është emëruar Fadil Bejta, pasuar nga anëtarët Safije Beseni, Hyrmete Mydydti, Sebahate Krasniqi, Visar Nura dhe Gëzim Paci, përcjell Telegrafi.

Për pozitën e drejtorit kanë aplikuar 90 kandidatë dhe se lista e kandidatëve ishte dërguar për verifikim në KQZ dhe Thesarin e Shtetit.

“Kanë aplikuar 90 kandidatë, në listën e ngushtë janë përzgjedhur 39 kandidatë. Lista e ngushtë e kandidatëve është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe në Thesarin e Shtetit, për të verifikuar se ndonjëri nga kandidatët ka qenë i përfshirë në tri vitet e fundit si zyrtar publik i emëruar politik ose të ndonjë posti në parti politike”, ka thënë kryeministri Kurti.

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës
Lexo po ashtu Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar ditë në parë i ka bërë thirrje Salvadorit të ndalojë përdorimin e Bitcoinit si mjet ligjor për pagesa, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta.

Salvadori në shtator të 2021-së u bë shteti i parë në botë që pranoi kriptovalutat, duke i lejuar qytetarët që ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit

B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori