LAJMI I FUNDIT:

Protesta e sotme e PSD-së: Tubimi para Qeverisë, përballja me policinë dhe shuplaka e Molliqajt

Protesta e sotme e PSD-së: Tubimi para Qeverisë, përballja me policinë dhe shuplaka e Molliqajt

“Krejt rroga n’rrymë”, “Krejt dhe padrejtë”, “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën”, “Ndryshim i madh vetëm në fatura”…, ishin disa nga parullat që mbajtën sot protestuesit në Prishtinë, në kundërshtim të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta, e cila u organizua nga Partia Socialdemokrate, mblodhi në sheshet e kryeqytetit  shumë qytetarë.


Protesta nisi me marshin nga Sheshi Zahir Pajaziti, për të përfunduar te objekti i Qeverisë së Kosovës, ku  disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Protestuesit janë afruar në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kanë tentuar të futen brenda, transmeton Telegrafi.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, para se të fillonte përplasja me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, u ka kërkuar atyre t’u lejonin atyre të qëndrojnë në shkallët në hyrje të ndërtesës së Qeverisë.

Pas kësaj situate të tensionuar, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj deklaroi se nuk kanë për qëllim të futen në objektin e Qeverisë, por vetëm duan të mbajnë një fjalim nga shkallët e ndërtesës.

Molliqaj në fjalimin e tij, kërkoi që propozimi i ZRrE-së, të hidhet poshtë, e po asht nga protestuesit kërkoi të hedhin në drejtim të Qeverisë poqa e qirinj.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hedhet poshtë. Ai propozim nuk ka me kalu, sa të ka qytetarë aktiv. Nuk do të lejojmë që të kaloj. Ne nuk ndalemi, ju duhet të ndaleni ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk do të ndaleni ne do të jemi edhe më të guximshëm edhe më të fuqishëm. I ftoj qytetarët që në mënyrë simbolike që t’i japim poça e qirinj kësaj Qeverie që po na jep terr në vend të dritës”, tha Molliqaj para protestuesve.

Pas thirrjes së Molliqajt, protestuesit kanë hedhur në mënyrë simbolike poça elektrik e qirinj në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Pas përfundimit të protestës ka pasur reagime nga Qeveria, KMDLMJ dhe vetë PSD.

Reagimi i KMDLNj:

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një komunikate për media thotë se protesta sot kundër shtrenjtimit të rrymës ishte e qetë.

KMDLNj thotë se në protestë ishin diku rreth 3 000 protestues.

“KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të kërkojë bashkëpunimin më të ngushtë me opozitën, ta respektojë më shumë opozitën në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që të tejkalohet situata e rëndë ekonomike sikur edhe të pajtohen për arritjen e një konsensusi politik dhe nacional për proceset politike me të cilat do të përballet Kosova ne një të ardhme të afërt e që nuk do të jenë aspak të lehta”, thuhet në reagim.

Reagimi i Qeverisë së Kosovës:

Pas protestës së sotme, të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) kundër shtrenjtimit të rrymës, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kishte përpjekje për ta eskaluar protestën.

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin”, ka shkruar Kryeziu.

Përplasja e Molliqajt me Policinë e Kosovës, dhe reagimi i PSD-së:

Pak orë pas përfundimit të protestës, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë disa video ku shihet kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj duke goditur në fytyrë një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Pas kësaj situate, PSD fajësoi Policinë e Kosovës për sjellje të dhunshme dhe jo profesionale.

“Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri që nuk përfaqëson. Shkallët e ndërtesës së Qeverisë nuk ka pse të mbrohen. Hapësira i takon qytetarit. Objektet janë të burokratëve të bllokuar, hapësira është e qytetarëve të lirë. Ajo duhet të jetë e lirë, në secilën protestë pavarësisht kush e organizon. Taktikat selektive përbejnë diskriminim”, thuhet në reagimin e zëdhënëses së PSD-së.

Reagimi i Policisë për protestën:

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se në protestën e organizuar nga PSD, tre zyrtarë policorë janë lënduar.

“Sot rreth orës 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm personash kanë zhvilluar një aktivitet protestues.
Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia e Kosovës ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës përpjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse”, njofton Policia.

Policia bëri të ditur se disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin: sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, vijon njoftimi.

Ndryshe, pas protestës së mbajtur sot, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj falënderoi qytetarët për mbështetje, teksa bëri të ditur se do të vazhdojnë me protesta e aksione tjera kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori