Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Salvadorit të ndalojë përdorimin e Bitcoinit si mjet ligjor për pagesa, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta.

Salvadori në shtator të 2021-së u bë shteti i parë në botë që pranoi kriptovalutat, duke i lejuar qytetarët që ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan, përcjell Telegrafi.

FMN i bëri thirrje më parë Qeverisë së presidentit Nayib Bukele që të rishqyrtonte masën.

Sipas një deklarate, “autoriteteve të Salvadorit iu kërkua ta heqin statusin ligjor të Bitcoin”.

Zyrtarët theksuan se ka rreziqe të mëdha që lidhen me përdorimin e Bitcoin për stabilitetin financiar, integritetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe me emetimin e bonove të mbështetura nga Bitcoini.

Reklama

Bitcoin sot po tregtohet me 37,800 dollarë, me një rënie prej rreth 10 për qind brenda një jave. /Telegrafi/

Reklama