LAJMI I FUNDIT:

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës.

Kryesues i Bordit është emëruar Fadil Bejta, pasuar nga anëtarët Safije Beseni, Hyrmete Mydydti, Sebahate Krasniqi, Visar Nura dhe Gëzim Paci, përcjell Telegrafi.


“Marr parasysh rëndësisë së Bordit të Postës propozoj këta kandidatë Fadil Bejta, kryesues; Safije Beseni, anëtare; Hyrmete Mydydti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare, Visar Nura, anëtar; dhe Gëzim Paci, anëtar”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa, për pozitën e drejtorit kanë aplikuar 90 kandidatë.

“Kanë aplikuar 90 kandidatë, në listën e ngushtë janë përzgjedhur 39 kandidatë. Lista e ngushtë e kandidatëve është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe në Thesarin e Shtetit, për të verifikuar se ndonjëri nga kandidatët ka qenë i përfshirë në tri vitet e fundit si zyrtar publik i emëruar politik ose të ndonjë posti në parti politike”, shtoi ai.

Ai ka treguar se lista e kandidatëve ishte dërguar për verifikim në KQZ dhe Thesarin e Shtetit.

“Është vendosur të ketë afat për ankesë për ata që nuk e kanë kaluar në afatin e intervistimit. Të gjithë kandidatët janë njoftuar për arsyet e mospërzgjedhjes. Afati parashtrimit të ankesës ka përfunduar me 30 dhjetor 2021. Ky proces është monitoruar nga shoqëria civile”, përfundoi ai. /Telegrafi/