LAJMI I FUNDIT:

Projektohet rikthimi i bujshëm, PSG ia ofron Barcelonës transferimin e Neymarit

Projektohet rikthimi i bujshëm, PSG ia ofron Barcelonës transferimin e Neymarit

Neymar JR pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint Germain të cilët e kanë nxjerrë në shitje.

Kampioni në fuqi i Francës ka vendosur ta shes brazilianin i cili nuk preferohet më në Parc de Princes.


Juventusi është skuadra e parë që PSG ia ka ofruar shërbimet e brazilianit dhe Zonja e Vjetër është e interesuar për transferimin e tij.

Por tani në skenë ka dalë edhe gjiganti spanjoll Barcelona, ku Neymar kishte kaluar katër vite para se të bashkohej me parisienët.

Mediat e ndryshme në Francë dhe Spanjë kanë raportuar se PSG ia ka ofruar transferimin e Neymarit katalunasve për shumën e 50 milionë eurove.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez është i interesuar ta ketë nën urdhrat e tij Neymarin dhe dy klubet pritet të fillojnë bisedimet.

Edhe sulmuesi brazilian është i etur për tu rikthyer në Camp Nou dhe besohet se do të preferonte kalimin te Barcelona para Juventusit.

PSG ia ofroi, Juventusi i interesuar për të transferuar Neymarin
Lexo po ashtu PSG ia ofroi, Juventusi i interesuar për të transferuar Neymarin

Por problemi si për Barcelonën ashtu edhe për Juventusin është paga e brazilianit prej 48 milionë eurove në sezon.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe skuadra angleze Newcastle United, ekip që nuk do ta kishte aspak problem për t’i paguar pagën Neymarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori