LAJMI I FUNDIT:

Projekti i stadiumit kombëtar në Drenas do të jetë i gatshëm deri në korrik

Projekti i stadiumit kombëtar në Drenas do të jetë i gatshëm deri në korrik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka raportuar sot pranë Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, për periudhën e tremujorit të fundit.

Ai me këtë rast, përveç tjerash, theksoi rritjen e buxhetit për këtë vit për të gjitha institucionet e kulturës, me theks të veçantë për filmin.


“Kosova për herë të parë është paraqitur me një film të financuar nga shteti në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë, në Berlinale, filmi ‘Në Mes’ i regjisorit prizrenas Samir Karahoda”, tha ministri Gashi.

Për sa i përket trashëgimisë kulturore, ministri Gashi tha se mbrojtja, ruajta dhe promovimi i trashëgimisë kulturore vazhdon të jetë një nga prioritetet e ministrisë.

“Programi i punës është i bazuar ne dokumentin Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027 dhe prioritetet e dërguara në kuadër të Planit të punës së Qeverisë. Plani është i shtrirë në pesë objektiva dhe zbatohet nga të gjitha institucionet vartëse të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka finalizuar draft-Strategjinë për Rini 2019-2023 si dhe Planin e Veprimit për Rini 2019-2021, i cili pritet të aprovohet gjatë muajit të ardhshëm.

Duke folur për prioritetet rreth sportit, ministri Gashi tha se ato do të jenë modernizimi i infrastrukturës sportive sipas standardeve ndërkombëtare; ndërtimi i stadiumit kombëtar në komunën e Drenasit, ku sqaroi se projekti ka filluar të hartohet dhe do të jetë i gatshëm deri në muajin korrik, si dhe stadiumi ‘Adem Jashari’ nga kategoria II në IV.

Nga ana e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, u vlerësuan arritjet e fundit dhe realizimi i projekteve të ndryshme në tremujorin e fundit ministrisë për të cilat raportoi ministri Gashi e po ashtu vlerësuan lart edhe korrektësinë e ministrit Gashi në raportimet para Komisionit.

Po ashtu, Komisioni ka vlerësuar lart gatishmërinë e ministrit Gashi për të raportuar para këtij mekanizmi të Kuvendit, çdoherë kur është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë, për fushat që mbulon MKRS-ja.

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori