LAJMI I FUNDIT:

Projekti i ri për Superligën Evropiane, kontaktohen mbi 50 klube dhe pritet të zëvendësohet Liga e Kampionëve

Projekti i ri për Superligën Evropiane, kontaktohen mbi 50 klube dhe pritet të zëvendësohet Liga e Kampionëve

Ideja për krijimin e Superligës Evropiane nuk ka vdekur, madje ajo po merr formë.

Tre klubet e vetme që i kanë qëndruar besnik këtij projekti, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një Superligës Evropiane dhe së fundmi raportohet se kanë kontaktuar më shumë se 50 klube që të bëhen pjesë e këtij projekti.


Siç bëhet me dije së fundmi, një version i ri është ngritur, në të cilin do të bëjë pjesë 60 deri në 80 klube, me jo të njëjtit pjesëtarë dhe me një minimum prej 14 ndeshjesh për skuadër në sezon.

Kjo vjen pas një përplasje të vazhdueshme që Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi kanë pasur me UEFA-n, me A22 (kompania që do të financojë Superligën Evropiane) që kërkon të zëvendësohet Liga e Kampionëve.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo Super Ligë, teksa ende nuk dihet nëse klubet e propozuara kanë pranuar ose jo të jenë pjesë e këtij formati.

FIFA dhe UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton rastin në gjykatë
Lexo po ashtu FIFA dhe UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton rastin në gjykatë

Pikat kryesore janë se do të jenë nga 60 deri në 80 ekipe pjesëmarrëse në një garë multidivizionale.

Nuk do të ketë antëtarë të përhershëm në Superligën evropiane si dhe secila skuadër pjesëmarrëse do të luaj minimi 14 ndeshje brenda një sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori