LAJMI I FUNDIT:

Programuesit pranojnë dyqanin Android Market

Programuesit pranojnë dyqanin Android Market

Avancimet e Google të bëra në kuadër të dyqanit online të aplikacioneve Android Market, përfshirë shtimin në makinën e kërkimit të bazuar në dyqan dhe pagesën për aplikacione qartazi kanë qenë një hap i madh në drejtimin e duhur nga pikëpamja e programuesve.

Deri më tani Android Market ka qenë karakteristika më e kritikuar në kuadër të ekosistemit Android.

Programuesit ndiheshin se nuk mund të materializonin punë e tyre në mënyrën se si kjo gjë u ishte mundësuar nëpërmes dyqanit App Store të kompanisë Apple.

Megjithatë, me ndryshimet e fundit gjërat janë ndryshe prandaj edhe programuesit janë më të disponuar të përpunojnë aplikacione për sistemin operativ Android. /Telegrafi/