LAJMI I FUNDIT:

Problemi i madh i Real Madridit – dëshiron t’i largojë tre futbollistë, por ofertat mungojnë për ta

Problemi i madh i Real Madridit – dëshiron t’i largojë tre futbollistë, por ofertat mungojnë për ta

Real Madridi po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri, ku në xhiron e parë të La Ligas do të përballet me Deportivo Alaves.

Madrilenët do të zbresin sot në mbrëmje me fillim nga ora 22:00 në fushën e stadiumit Estadio Mendizorrotza.


Trajneri Carlo Ancelotti pritet t’i japë hapësira në këtë takim tre lojtarëve që nuk llogarit për edicionin e ardhshëm.

Fjala është për mbrojtësin Alvaro Odriozola, mesfushorin Isco Alcoron dhe sulmuesin Luka Jovic.

Të tre lojtarët nuk janë në planet e Carlo Ancelottit, por problemi qëndron se për ta nuk ka oferta serioze.

Trajneri italian pritet t’iu jap hapësira ndaj Alaves, me shpresë se do të kenë paraqitje të mirë që do të bënte të vinte ndonjë ofertë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se problemi qëndron tek pagat e larta të futbollistëve të cilët nuk pranojnë oferta më të ulëta nga klubet e tjera.

Odriozola pëlqehet nga Sevilla dhe Valencia, por mbrojtësi ka refuzuar ulje të të ardhurave vjetore.

I njëjti rast ka ndodhur edhe me Iscon, i cili kërkohet nga Milan, por që gjiganti italian nuk ia përmbush dot kushtet.

Sa i përket sulmuesit Luka Jovic, ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë që e kënaq lojtarin dhe Realin.

Los Blancos ia kanë ofruar atë Romës, por trajneri Jose Mourinho e ka refuzuar.

Gjithsesi e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Bundesliga, ku Reali synon ta huazojë nëse nuk vije ndonjë ofertë për ta shitur përfundimisht serbin i cili ka rezultuar një dështim i madh në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori