LAJMI I FUNDIT:

Problemet me para dhe dy arsye tjera pse Barcelona po planifikon ta mbajë Lewandowskin në ekip

Problemet me para dhe dy arsye tjera pse Barcelona po planifikon ta mbajë Lewandowskin në ekip

Barcelona tashmë ka filluar planet e tyre për sezonin e ardhshëm dhe duket se ata kanë marrë vendim që të vazhdojnë me Robert Lewandowskin në krye të sulmit sipas raportimeve të fundit.

Ka tri arsye pse klubi blaugranas ka vendosur t’i besojë sulmin 35-vjeçarit, ndonëse më herët ishte raportuar se ai do largohet në verë.


Problemet me para – Barcelona është ende në vështirësi financiare për shkak të shtrëngimit të rregullave financiare nga La Liga. Për këtë arsye, blaugranasit nuk e kanë qëllimin që të shpenzojnë para për blerjen e një sulmuesi tjetër nëse Lewandowski largohet, sidomos pas ardhjes së Vitor Roques.

Lewandowski dëshiron qëndrimin – Lewandowski ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite në vlerë prej 100 milionë eurosh, vetëm sepse ai dëshiron të qëndrojë tek Barcelona. Klubi e sheh këtë si shenjë që lojtari mbetet i përkushtuar në kauzën e tyre.

Rivali i Barcelonës po monitoron situatën e Robert Lewandowskit
Lexo po ashtu Rivali i Barcelonës po monitoron situatën e Robert Lewandowskit

Lewandowski ende ka shifra të mira – sulmuesi polak po vazhdon të shënojë gola tek Barcelona përkundër momenteve të vështira nëpër të cilat kaloi këtë sezon. Lewandowski ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime, teksa kanë mbetur më shumë se 10 ndeshje për tu luajtur.

Barcelona thuhet se janë vënë në ‘gjah’ për nënshkrimin me Erling Haaland në 2026, pikërisht atëherë kur Lewandowski do të bëhej lojtar i lirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori