LAJMI I FUNDIT:

Priyanka Chopra e frikësuar nga coronavirusi: Jam me astmë, bashkëshorti im me diabet

Priyanka Chopra e frikësuar nga coronavirusi: Jam me astmë, bashkëshorti im me diabet
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas (Foto: Getty Images)

Priyanka Chopra Jonas ka folur sinqerisht për frikën e saj mes pandemisë së vazhdueshme të COVID-19.

Ndërsa bisedonte me CNBC, aktorja 38 vjeçare ka treguar më shumë për detyrën ‘me të vërtetë të vështirë’ për të punuar gjatë izolimit në Londër dhe për atë se po shqetësohet për të dashurit e saj gjatë kësaj kohe të ‘trazuar’.

Sa i përket pasigurisë që vjen akoma me xhirimet e projekteve filmike dhe televizive, madje edhe me protokolle të rrepta të vendosura, Chopra Jonas e përshkroi atë si ‘një lloj përvoje të çmendur’.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas (Foto: Getty Images)

“Si aktorë, ne jemi ende duke hequr maskat tona para aktorëve të tjerë, ju e dini, dhe kjo është pjesë e punës. Dhe unë ndjehem si, kjo është një lloj vërtet e frikshme”, tha aktorja – e cila tashmë ka përfunduar dy filma.

“Burri im ka diabet të tipit 1, unë jam me astmë. Unë kam nënën time që jeton me mua tani, kështu që, ndjehem sikur jam gjithashtu, në punë, e dini, përgjegjëse për një grup prej qindra njerëzve. Prandaj e marrë shumë, shumë seriozisht”, tha ajo.

Të gjitha lajmet nga Priyanka Chopra
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Priyanka Chopra

Duke vazhduar, Chopra shtoi, “Duke parë se çfarë dëmi ka bërë në të gjithë botën, jo vetëm me shëndetin e njerëzve, me sasinë e vdekjeve që kemi parë, por edhe me vendet e punës, me stabilitetin, e dini, kjo ka ndryshuar në shumë gjëra për shumë njerëz dhe solli në pah pabarazinë midis ‘kanë’ e ‘nuk kanë’ dhe është një kohë shumë emocionuese. Pra është shumë e frikshme”.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas (Foto: Getty Images)

Aktorja theksoi se të kesh kontakte dhe lidhje me të tjerët është veçanërisht ‘e rëndësishme’ gjatë krizës shëndetësore.

“Nëse keni aftësinë të keni një lidhje njerëzore me miqtë, familjen, pavarësisht nëse kjo është virtualisht apo nëse është në një mënyrë të largët shoqërore, unë mendoj se kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të pasur një ndjenjë të normalitetit”, tha Priyanka. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori