LAJMI I FUNDIT:

Pritet t’i hiqet mandati i deputetit dhe të shkojë në arrest shtëpiak, Berisha: I gjithë procesi i dirigjuar nga Rama

Pritet t’i hiqet mandati i deputetit dhe të shkojë në arrest shtëpiak, Berisha: I gjithë procesi i dirigjuar nga Rama

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha shprehet se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet personalisht në Këshillin e Mandateve në Kuvend ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se për këtë do të vendosë në një moment të dytë pas konsultimit me avokatët, por shtoi se ajo që është e sigurt është se deputetët e PD-së do të vazhdojnë mosbindjen civile.


“Nuk është marrë akoma një vendim se duhet të takoj avokatët, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohesh. Nuk kam marrë akoma vendimin e avokatët se si do veproj ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne do vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama…Qëllimi i kësaj është pikërisht kjo, një goditje ndaj opozitës, nuk është puna goditje ndaj Sali Berishës. Është puna goditje ndaj opozitës. Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj”, tha Berisha.

Ai këmbëngul që i gjithë procesi ndaj tij është i dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

“Ata morën një vendim në shkelje të Kushtetutës, të cilin unë nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por nuk e zbatova vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e parlamentit dhe vetë Kushtetutën, sepse ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues, duke marrë pushtetin e parlamentit për llogari të Edi Ramës.

SPAK kërkoi leje nga Kuvendi për arrestimin e Berishës, Këshilli për Mandatet mblidhet të hënën
Lexo po ashtu SPAK kërkoi leje nga Kuvendi për arrestimin e Berishës, Këshilli për Mandatet mblidhet të hënën

Në vend që të kërkonin nga parlamenti, me një sens vetëqortimi, autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi ata kërkojnë nga parlamenti, rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën. Pra, dallimi është shumë i madh.

Çfarë thotë ky dallim? Ky dallim, për të marrë një shprehje hua të një bashkëpunëtori, është përpjekja për të legalizuar ndërtimin pa leje, kurse në gjuhën e juristëve është përpjekja për të legjitimuar të paligjshmen, aktin e tyre antikushtetues. Ndaj dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë dëshmuar se ata janë një. Kjo është shprehja më tipike e partisë-shtet, ku prokuroria, gjykatësi, parlamenti, kryeministri të gjithë janë një në dorë të kryeministrit. U porositën për atë rrugë, nuk u eci, se natyrisht nuk mund të bija në gabime të rënda dhe t’i vija vetes shkeljen e Kushtetutës, atë nuk mund ta bëja. Jam ish-president, ish-kryeministër, kam zbatuar ligjet gjithë jetën time”, u shpreh Berisha.

Arrestimi ose jo i Sali Berishës për akuzën e “korrupsionit pasiv” për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është në dorën e Parlamentit. Vetë ish-kryeministri në një konferencë për mediat një ditë më parë, tha se do të respektojë çdo lloj vendimi që Kuvendi do të marrë, pasi SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie” ose “Arrest në burg”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori