LAJMI I FUNDIT:

Pritet jashtëzakonisht mirë projekti “Pa ty” nga Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri

Pritet jashtëzakonisht mirë projekti “Pa ty” nga Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri
Dafina dhe Muma Foto: Instagram

Ditëve të fundit janë duke u publikuar mjaft projekte nga artistët shqiptar.

Por, një prej tyre ka arritur që të pritet jashtëzakonisht mirë nga audienca e gjerë.


Fjala është për këngën “Pa ty”, që erdhi si ‘remix’ mes Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit.

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur Cricket, derisa teksti dhe melodia i është besuar Mumas.

Në klip dyshja shfaqen në mes të një lëndine, derisa interpretojnë për mrekulli prodhimtarinë muzikore.

E publikuar dy ditë më parë, deri më tani “Pa ty” ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime. /Telegrafi/