LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Prishtinë, zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë.

Rama thotë se zgjerimi i kësaj linje u mundëson banorëve qasje më të lehtë në transport publik, transmeton Telegrafi.


“Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë! Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale”, ka deklaruar Rama.

Ndryshe, kohëve të fundit shumë qytetarë janë ankuar se autobusët e Trafikut Urban po vonohen, dhe se nuk janë të rregullt. Ndërkaq, nga Trafiku Urban kanë deklaruar se fajtor për këtë është komunikacioni i dendur./Telegrafi/