LAJMI I FUNDIT:

Prishtina triumfon pas vazhdimeve ndaj Rahovecit, siguron finalen e madhe

Prishtina triumfon pas vazhdimeve ndaj Rahovecit, siguron finalen e madhe

Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Reload Superkupës, pasi në gjysmëfinale ka mundur Rahovecin me rezultat 84:89 (25:24, 14:25, 19:12, 15:12, 11:17).

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dy skuadrat që treguan vendosmëri për të triumfuar dhe për tu kualifikuar në finale e madhe që do të zhvillohet të dielën në Pejë.


Në çerekun e parë herë njëra dhe hera tjetra skuadër kalonin në epërsi derisa kjo pjesë përfundoi 25:24. Në periudhën e dytë, bardhekaltrit nga Prishtina ishin më të mirë, ku kishin epërsi në shtatë pikë, kurse me kalimin e kohës e thelluan epërsinë dhe e fituan këtë pjesë 14:25, për të shkuar në pushim me rezultate 39:49.

Por, Rahoveci nuk u dorëzua dhe në periodën e tretë ishte skuadër më e mirë, duke e fituar 19:12, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:61. Në 10 minutat e fundit, u zhvillua një ‘luftë’ e ashpër në parket dhe për çdo top luftohej deri në fund e kjo bëri që përballja të ishte dramatike deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Prishtina kishte epërsi deri në katër pikë, por në fund Rahoveci nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin në 73:73, 10 sekonda para fundit të ndeshjes. Në sekondat e mbetura, Prishtina kishte edhe një aksion, por gjuajtja e Fisnik Rugovës nuk ishte e saktë dhe sfida shkoi në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë shumë interesante, por Prishtina u tregua më e vëmendshme dhe në fund triumfoi me rezultat 84:89.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 26 pikë e tetë kërcime dhe Marvin Jones me 32 pikë, kurse te Prishtina më të mirët ishin Arian Qallaku me 29 pikë dhe 10 kërcime, Fisnik Rugova me 15 pikë e 14 kërcime dhe Altin Morina me 17 pikë e shtatë kërcime.

Prishtina në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ponte Prizreni-Bashkimi.

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori