LAJMI I FUNDIT:

Prishtina do të marrë pjesë në ENBL League për sezonin 2022/23

Prishtina do të marrë pjesë në ENBL League për sezonin 2022/23

Sigal Prishtina do të paraqitet në ENBL League për edicionin 2022/23, por vetëm nëse dështon të kualifikohet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Njoftimin e ka dhënë ENBL League lige në “Twitter” të martën.


“Skuadra me 13 tituj kampioni të Kosovës, 15 kupa dhe 4 Superkupa, KB Sigal Prishtina do t’i bashkohet ENBL League nëse nuk kualifikohet për sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup”, ka shkruar ENBL League.

Prishtina më fillim të këtij muaji kishte marrë ftesë nga ENBL League (European North Basketball League), në të cilën paraqiten ekipet nga Evropa Veriore, e Mesme dhe Lindore.

Kjo ligë është themeluar vitin e shkuar, ndërsa në sezonin e ri, pritet të paraqiten skuadra nga Lituania, Polonia, Estonia, Letonia, Çekia dhe Ukraina.

Prishtina do të paraqitet fillimisht në turneun kualifikues të FIBA Europe Cup për edicionin 2022/23./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori