LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kërkon fitore ndaj Gjilanit, flasin Josa dhe Jamal

Prishtina kërkon fitore ndaj Gjilanit, flasin Josa dhe Jamal
????????????????????????????????????

Prishtina dhe Gjilani të mërkurën nga ora 18:00 do ta zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së parë të Ipko Superligës, e pa zhvilluar shkaku i stadiumit.

Prishtina ka marr dy fitore dhe dy barazime, ndërsa Gjilani vjen pas dy fitoreve, një barazimi dhe një humbje.

Para ndeshjes kanë folur trajneri Mirel Josa dhe Arago Jamal që kanë shprehur besim për fitore në këtë ndeshje.

Josa: T’i bëjmë gjërat për fitore, për kënaqësinë e njerëzve afër klubit e për vetë qetësinë e lojtarëve

Trajneri Mirel Josa beson se skuadra e tij i ka të gjitha që të vijë te fitorja.

“Normal që nuk jemi të kënaqur nga dy barazime që kemi bë. Ne duhet të kërkojmë sa më tepër stabilitet. Mund të them që ndeshja me Gjilanin është ndeshje e vështirë, jo për faktin që Gjilani humbi me Ballkanin, por është e vështirë sepse i njoh lojtarët brendapërbrenda që i ka, janë lojtarë që dinë të luajnë futboll”.

“Ndërsa, ne në përgjithësi duhet të jemi më kompakt dhe duhet të mendojmë më tepër sa i përket sulmit, të jemi shumë më të ekuilibruar që mesfusha të jetë shumë më e shpejtë në organizimin e lojës”.

“Në qoftë se ne do t’i bëjmë këto gjëra atëherë edhe rezultati do të vije, do të vije edhe kënaqësia qoftë për njerëzit që janë afër skuadrës, qoftë për lojtarët brenda që të punojnë më të qetë për vazhdimësinë”, ka thënë kryetrajneri Josa.

Arago: Jam i sigurt se nesër do ta fitojmë ndeshjen

Ish lojtari i Gjilanit, Arago Jamal, ka thënë se skuadra ka nevojë për fitore.

“Mendoj se gara sivjet në kampionat është shumë e fortë, apo shumë më e paparashikueshme se sa edicionin e kaluar dhe të shtyn të mendosh më seriozisht për çdo ndeshje”.

“Dhe, për ne është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse janë shumë dy ndeshje pa fituar dhe është jetike për ne që ta fitojmë ndeshjen kundër Gjilanit”.

“Unë personalisht kam njohuri me lojtarët e Gjilanit, por qëllimi ynë është t’i marrim tre pikët maksimale për çka kemi punuar maksimalisht gjatë këtyre ditëve, sidomos taktikisht, por edhe duke na fol profesor Josa, posaçërisht gabimet në pasimin e fundit të shënimit të golave. Pra, jam i sigurt se nesër do ta fitojmë ndeshjen”, deklaroi Ganezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori