LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton në udhëtim te Ballkani falë dy golave të bukura të Korenicës dhe vazhdon ndjekjen e Feronikelit

Prishtina fiton në udhëtim te Ballkani falë dy golave të bukura të Korenicës dhe vazhdon ndjekjen e Feronikelit
Korenica shënoi dy gola (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Prishtina ka arritur të fitojë në udhëtim te Ballkani me rezultat 2-0 falë dy golave të Meriton Korenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Prishtinën për një nuancë më të rrezikshme.

Rastet më të mira në këto 45 minuta i takuan Ergyn Ahmetit (23′), Marjo Morinës (36′) dhe Lorik Boshnjaku (40′), por asnjëra goditje nuk gjeten cakun.

Pamje nga ndeshja (Foto: Telegrafi)

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit përsëri ishin më të mirë dhe rrezikuan më shumë deri sa gjeten golin.

Fillimisht ishte Morina, i cili humbi një rast të mirë nga afërsia në minutën e 59-të, ndërsa më vonë rrjetën e gjeti Meriton Korenica.

Korenica (72′) ishte brilant me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 0-1, ndërsa mesfushori nga Rahoveci shënoi përsëri një gol të bukur në minutën e 87-të duke vulosure fitoren me rezultat përfundimtar 0-2.

Pamje nga ndeshja (Foto: Telegrafi)

Pas kësaj fitore, bardhekaltrit kanë 53 pikë në vendin e dytë apo dy më pak se lideri Feronikeli, ndërsa Ballkani renditet i teti me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Prishtina e pret në shtëpi Lirinë, ndërsa Ballkani udhëton te Feronikeli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Liga e Kampionëve
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Liga e Kampionëve
Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Boks
Kalo në kategori