LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton në shtëpi, barazohet seria (Video)

Prishtina fiton në shtëpi, barazohet seria (Video)

Sigal Prishtina ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 71-64. Me këtë fitore, Prishtina barazon në 1-1 serinë e fitoreve në playoff.

Dueli i dytë i super serisë finale të playoffit u zhvendos në Prishtina, ku ekipi vendas kërkon të fitojë pas disfatës në Pejë.

Ndeshja filloi me një furi pikësh nga KB Prishtina me Dardan Berishën dhe Washburn që ishin në cak të saktë, por Peja arriti që të mbajë hapin falë Delicit dhe Hajrizit që në fund të çerekut të parë nivelizuan gjërat përkundër epërsisë së bardh e kaltërve.


Në çerekun e dytë ishte Prishtina me Berishën që ishte i sakt nga tre pikëshi dhe Edmond Azemi me lojën e tij të mençur që ndikuan që eipërsia e vendasve të shkojë deri në 10 pikë.

Megjithatë, Peja u kthye me mbrojtje të fortë dhe me saktësi nga Burëell e Davis të kthehet në lojë dhe të zvogëlojë epërsinë në vetëm katër pikë.

Pjesa e dytë ishte tejet interesante, me të dyja skuadrat që ishin mjaft të përkushtuara për të kaluar në epërsi.

Sigal Prishtina vazhdoi me lojën e mirë, ku Dardan Berisha shkëlqeu për të krijuar një epërsi që shkoi deri në tetë pikë.

Megjithatë, në fund të çerekut të tretë Drilon Hajrizi dhe Boo Davis bënë të veten dhe kthyen Pejën në lojë duke e ngushtuar epërsinë në katër pikë.

Në çerekun e katërt mbrojtja e Prishtinës një në një dhe presioni bënë që të krijohet epërsi e thellë me një minut të mbetur, kur Davis nuk u tregua i sakt nga distanca.

Në fund Prishtina fitoi dhe barazon serinë e fitoreve në playoff.

Më të mirët e këtij takimi ishin Washburn, Dardan Berisha, kurse te Peja shkëlqeu Drilon Hajrizi bashk me Boo Davis, por që nuk arritën të sigurojnë fitore të dytë për ekipin e tyre. /Telegrafi/

Live : Prishtina vs Peja

Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 12 May 2016

Prishtina – Peja …. Plisat

Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 12 May 2016

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori