LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Gjilani luajnë baras në trilerin e zhvilluar në Suharekë

Prishtina dhe Gjilani luajnë baras në trilerin e zhvilluar në Suharekë

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës.

Dy rivalët e vjetër kanë luajtur baras në takimin e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, pasi kryeqytetasit tash e disa ndeshje po luajnë jashtë shkaku i rinovimit të “Fadil Vokrrit”.

Në pjesën e parë u zhvillua lojë me intensitet të lartë, por me mysafirët që ishin më kërkues dhe më të mirë, duke gjetur edhe golin e epërsisë.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Gerhard Progni, i cili shënoi nga penalltia për 0-1.

Në fakt, Gjilani e gjeti golin edhe në minutën e 20-të me Blerim Krasniqin, por ky gol u anulua për prekje të topit me dorë, pas rishikimit të VAR-it.

Pjesa e dytë sjelli futboll edhe më atraktiv dhe me shumë raste, ku nuk munguan as golat nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, përsëri të parët që gjeten golin ishin mysafirët, ku kësaj radhe ishte mbrojtësi Arbër Prekazi (65’), i cili shënoi me kokë për 0-2.

Prishtina u rikthye në lojë në minutën e 69-të duke shënuar me anë të Qëndrim Zybës nga afërsia, por goli iu anulua pas rishikimit të VAR-it, pasi më parë sulmuesi Sadam Sulley kishte luajtur me dorë.

Por, bardhekaltrit nuk u ndalen, pasi në minutën e 80-të arritën të ngushtojnë epërsinë me anë të Otto John, i cili shënoi për 1-2.

Prishtina pati edhe disa raste tjera, me John (90’) që gjeti përsëri golin, por që iu anulua për prekje të topit me dorë, ndërsa Endrit Krasniqi (90+) shënoi supergol nga gjuajtja e lirë për barazimin 2-2.

Në minutat shtesë, kryeqytetasit nuk u ndalen në kërkim të golit të rikthimit sensacional, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Gjilani e pret Ulpianën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori