Prishtina nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së 30 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit kanë barazuar si mysafirë të skuadrës së Feronikelit me rezultat 0-0, duke mos shfrytëzuar rastin për t'iu afruar edhe më tepër liderit, Dritës, që barazoi 1-0 me Gjilanin.


Gjatë gjithë ndeshjes prishtinasit dominuan dhe e kërkuan me ngul rrugën e golit, të cilën nuk e gjetën as në pjesën e dytë.

safe image

Ahmed Januzi i "Plisave" kishte një rast të mirë për skuadrën mysafire në pjesën e parë, por nuk arriti të realizonte gol.

Edhe në 45 minutshin e dytë bardhekaltërit vazhduan së kërkuari golin e epërsisë, por rastet i patën vendasit.

Kone (Tre) dhe Khalid patën raste më të mira në pjesën e dytë, por që dështuan para portave të ekipeve respektive.

Deri në fund të takimit nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi 0-0.

Pas kësaj, Prishtina zë pozitën e dytë dhe ka 57 pikë ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e tetë me 43 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app