LAJMI I FUNDIT:

Princi William dhe Harry vijnë me një deklaratë të përbashkët për Princeshën Diana pak para përvjetorit të 23-të të vdekjes

Princi William dhe Harry vijnë me një deklaratë të përbashkët për Princeshën Diana pak para përvjetorit të 23-të të vdekjes
Princesha Diana, Princi William dhe Princi Harry (Foto: Getty Images/Guliver)

Princi William dhe Princi Harry bashkuan forcat në një deklaratë të rrallë që i përkiste një statuje që kishte për qëllim të nderonte nënën e tyre, Princeshën Diana.

Statuja, tha deklarata e tyre, së pari ishte ‘porositur për të shënuar përvjetorin e njëzetë të vdekjes së saj dhe për të njohur ndikimin e saj pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën’ në shkurt 2017.


William, 38 vjeçar, dhe Harry, 35 vjeçar, zbuluan në deklaratë datën e re në të cilën statuja do të shfaqet në Pallatin Kensington, ku dikur jetonte Diana.

Princesha Diana, Princi William dhe Princi Harry (Foto: Getty Images/Guliver)

“Statuja do të instalohet në Sunken Garden në Pallatin Kensington më 1 korrik 2021, duke shënuar 60 vjetorin e lindjes së Princeshës”, tha Duka i Kembrixh-it dhe Duka i Sussex-it.

Princat shpresojnë që statuja të ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kensington të reflektojnë mbi jetën e nënës së tyre dhe trashëgiminë e saj.

Vëllëzërit publikuan deklaratën të premten, ditë para përvjetorit të 23-të vdekjes së nënës së tyre.

“Nëna jonë preku kaq shumë jetë”, përfunduan ata.

Princesha Diana, Princi William dhe Princi Harry (Foto: Getty Images/Guliver)

Princesha e Uellsit ndërroi jetë më 31 gusht 1997, në moshën 36 vjeçare në një aksident me makinë në Paris.

Kjo është deklarata e parë e përbashkët që princat kanë bërë që kur Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore.

Të njëjtit thuhet se kanë pasur shumë ‘tensione’ mes tyre për shkak të jetës së re të Harry-t në Amerikë. /Telegrafi/

Princi William dhe Princi Harry (Foto: Paul Grover- WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori