LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry flet për marrëdhënien e tensionuar me të atin: Ai më trajton mua ashtu siç e trajtuan prindërit e tij atë

Princi Harry flet për marrëdhënien e tensionuar me të atin: Ai më trajton mua ashtu siç e trajtuan prindërit e tij atë
Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Princi Harry ka folur haptazi në lidhje me marrëdhënien e tij me të babanë.

36 vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e “Armchair Expert” të Dax Shepard dhe u dha fansave një vështrim për raportin me të atin.

“Ai më trajtoi ashtu si u trajtua”, tha Duka i Sussex. Është përfolur prej kohësh se babai i tij Princi Charles ka disi një marrëdhënie të përafërt me prindërit e tij – Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin e ndjerë Filip – të cilët e përgatitën në mënyrë rigoroze që një ditë të ishte monark.

Princi Harry dhe Princi Charles (Foto: Getty Images)

Marrëdhënia ishte aq e tensionuar sa që Harry tha se ai filloi të mendonte të linte mënyrën e jetesës mbretërore në ‘fillimin e të 20-ave’.

Një artiste ilustron përmes pikturave imagjinatën e saj se si do të ishte jeta mbretërore nëse Diana do ishte ende gjallë dhe s'do të kishte konflikte mes anëtareve
Lexo po ashtu Një artiste ilustron përmes pikturave imagjinatën e saj se si do të ishte jeta mbretërore nëse Diana do ishte ende gjallë dhe s'do të kishte konflikte mes anëtareve

Në fakt, duke parë atë që jeta mbretërore i bëri nënës së tij, Princeshës së ndjerë Diana, ia rriti dëshirën për t’u larguar.

Princi Charles, William dhe Harry (Foto: Getty Images)

“Është një dhimbje dhe vuajtje gjenetike që kalon gjithsesi”, tha ai. “Kështu që ne si prindër duhet të bëjmë sa më shumë që të mundohemi të përpiqemi dhe të themi: Ti e di çfarë? Kjo më ndodhi mua, unë do të sigurohem që kjo të mos të ndodhë me ty”.

Harry ndan një djalë dy vjeçar me Markle, të cilët gjithashtu po presin një vajzë. Ata tani jetojnë në Kaliforni.

Princi tha se shpreson të ‘thyejë rregullat’ brenda familjes së tij pasi e kuptoi se prindërit e babait të tij ishin një reflektim i edukimit të tij.

Princi Charles dhe William (Foto: Instagram)

“Dhe këtu jam, unë e zhvendosa gjithë familjen time në SH.B.A., ky nuk ishte plani, por nganjëherë ju keni marrë vendime dhe vendosni familjen tuaj në radhë të parë dhe vendosni shëndetin tuaj mendor në radhë të parë”, shtoi ai.

Harry dhe Meghan u larguan nga jeta mbretërore në mars të vitit që lamë pas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori