LAJMI I FUNDIT:

Prilepi vendosi t’u mundësojë pensionistëve transport publik falas

Prilepi vendosi t’u mundësojë pensionistëve transport publik falas

Këshilli i komunës së Prilepit e ka mbajtur seancën e tetë me radhë ku ka vendosur në të mirë të pensionistëve të këtij qyteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli vendosi që pensionistët të kenë të drejtën e transportit publik falas, respektivisht për gratë që kanë arritur moshën 62 vjeçare, dhe burrat që kanë arritur moshën 64 vjeçare.


Në mbledhje u miratua edhe raporti i punës së këshillit për vitin 2017, pastaj plani financiar për punën e çerdheve të fëmijëve “E ardhmja jonë”.

U miratua edhe programi i ndërmarrjes publike “Komunalec”. Këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan mbledhjen si shenjë proteste dhe në mbështetje të të arrestuarve të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/