LAJMI I FUNDIT:

PriFest publikon datat e festivalit dhe shpalos imazhin për këtë vit

PriFest publikon datat e festivalit dhe shpalos imazhin për këtë vit

Prishtina International Film Festival këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, i cili do të mbahet në muajin korrik në datat 17-22.

Ekipi kreative i PriFest i përbërë nga project.graphics dhe B2 si çdo vit edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të festivalit që do të prezentojë festivalin për këtë vit jubilar.


“PriFest i kushton shumë rëndësi identitetit vizual të vet, aq më shumë kur për çdo vit jemi vlerësuar në konkurse ndërkombëtare dhe dizajnët e posterëve dhe katalogëve tona kanë fituar në gara të ndryshme. Andaj mburremi që kemi një ekip shumë kreativ që e prezenton festivalin në pamjen e vet më të mirë” – u shpreh Vjosa Berisha, udhëheqëse e PriFest.

Në edicionin e 10-të të festivalit, PriFest do të sjell një javë plot aktivitete, filma, mysafirë e ekspertë të fushave të ndryshme, workshope dhe debate, si dhe risi të tjera në fushën e industrisë së filmit.

Çdo vit, PriFest përkujdeset që të sjellë një program të pasur dhe inovativ, si dhe një frymë festive në kryeqytet, duke sjell shumë premiera filmash në programet e veta filmike garuese dhe jo-garuese që kënaqin publikun e të gjitha moshave.

Gjatë javëve në vijim e deri në javën e hapjes së PriFest do të shpalosen të gjitha programet e festivalit, promot e filmave dhe informatat e nevojshme rreth festivalit. Për të qenë të informuar dhe nëse dëshironi ta ndiqni këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, vizitoni rrjetet tona sociale dhe ueb-faqen tonë rregullisht që të merrni lajmet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori